fbpx

Han: Kriza në Maqedoni ende s’ka mbaruar

-

Për Maqedoninë, kriza ende s’është e mbaruar. Ka hapa pozitiv lidhur me Marrëveshjen e Përzhinës, veçanërisht me atë që janë caktuar zgjedhjet më 11 dhjetor dhe që kanë rëndësi vitale për tejkalimin e krizës, deklaroi euro- komisari për zgjerim, Johanes Han në konferencën e sotme, pas prezantimit të raportit të progresit.

Në pyetjen e “Meta” nëse Kuvendi duhet ta vazhdoj mandatin e Prokurorisë Speciale dhe të ketë repart special në suazat e gjykatës, Han u përgjigj se më e rëndësishme është që të ketë zgjedhje kredibile, e më pas qeveri të re, ndërsa qeveria e re duhet të kujdeset për këtë çështje.

“E para, patjetër të zbatohen zgjedhje korrekte dhe demokratike, në përputhje me standardet e BE-së, e më pas qeveria e re do të duhet të zbatoj reforma dhe të vendos për këtë çështje. Ende ka kohë dhe PSP duhet të vazhdoj të kryej punën. Për momentin ekziston nevoja për vlerësim, por megjithatë fokusi duhet të vihet mbi zgjedhjet, formimit të qeverisë së re e cila do t’i realizoj hapat e mëtutjeshme. Synimi është që Marrëveshja e Përzhinës të zgjidh tërësisht krizën” tha Han.

Sipas euro- komisarit, situata nuk është e lehtë edhe për vendin edhe për figurat kyçe në shtet, por PSP ka rol të rëndësishëm në stabilizimin e mëtutjeshëm të situatës politik në vend.

“Shpresoj që të gjithë janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e vet, do t’i ndërmarrin masat e nevojshme dhe do të respektohen në funksionimin e ndërsjellë” shtoi Han.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.