fbpx

Kryeministri tejkalon anëtarët e Plenumit

-

Një ditë para tubimit publik në Parkun e gazetarëve, që e organizon “Plenumi i shkollave të mesme”, kryeministri Nikolla Gruevski në Dojran deklaroi se ndryshimet në ligjin për maturë shtetërore janë anuluar për shtator të vitit 2016-të.

Gjatë vizitës së tij në Dojran, duke u përgjigjur në pyetje nga gazetarët, kryeministri Gruevski tha se është periudhë e mjaftueshme për të menduar ku do të bisedohet me të gjitha palët e përfshira dhe të dëgjohen të gjitha mendimet.

“Anulimi i maturës shtetërore bëhet shkaku se prej dhjetorit paraqitet matura dhe kishim periudhë shumë të shkurtër për ndryshimet që deshëm t’i bëjmë, sepse na nevojitet dialog në ndërkohë, kështu që do të ketë hapësirë të mjaftueshme që të përfshihen të gjitha palët, të dëgjohen mendimet e tyre dhe të bëhen konsultime rrënjësore” theksoi Gruevski.

Sot nga “Plenumi” nuk morëm përgjigje nëse planifikojnë ndonjë aktivitetet tjetër përpos tubimit publik apo se cili është reagimi i tyre ndaj anulimit të ndryshimit të ligjit.

“Plenumi i shkollave të mesme” kthehet për ta vazhduar betejën që e filluan vitin e kaluar. Shpresojmë që Ministria e arsimit këtë herë do ta kuptojnë seriozitetin tonë dhe më në fund do të vendos që të bashkëpunoj. Për këtë qëllim më 1 shtator prej orës 18, ju ftojmë në tubim publik në Parkun e gazetarëve i cili do të përcillet me ligjërata alternative, diskutim penali dhe shumë aktivitetet tjera. Folësit dhe agjenda e plotë do të publikohen së shpejti. T’ju tregojmë se jemi serioz dhe më të guximshëm se kur do herë” thonë nga Plenumi.

Nga “Plenumi studentor” thonë se së shpejti duhet të kenë plenum të përgjithshëm, ku do t’i dakordojnë aktivitetet e ardhshme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.