Prej 1 shkurtit fillon parkimi zonal në zonën B të Tetovës

Prej ditës së hëne më 1 shkurt, Ndërmarrja publike që menaxhon me parkingjet publike në komunën e Tetovës, do të filloj me zbatimin e parkimit zonal gjegjësisht pagesë në zonën B. Kjo zonë përfshin rrugët dytësore në qytet, Jane Sandanski, Metodija Andonov- Çento, Dervish Cara, Mehmet Pashë Deralla dhe rrugën Dimo Gavrovski Kara.

Koha maksimale e paraparë është gjashtë orë për të cilat vozitësit do të paguajnë nga 20 denarë për orë.

Për mos- pagesë dhe tejkalim të orarit parashihen bllokime të makinave nga shërbimit për bllokim dhe intervenim.