fbpx

LSDM: Treni i ri nuk përdoret tanimë 3 maj për shkak të gjendjes së rëndës të hekurudhave

-

“Thuajse tre muaj nuk është në funksion treni i cili u vu në përdorim nga Nikolla Gruevski. Treni s’mund të lëviz nëpër binarët sepse ato janë gjendje mizore. Këtë e paralajmëruam që kur Gruevski u fut të fotografohet duke premtuar “çudira”, tha Blagoj Boçvarski, kryetari i Komisionit për transport dhe lidhje në LSDM.

“Për një dekadë mandat, Nikolla Gruevski nuk ndërtoi asnjë kilometër hekurudhë ndërsa shpenzoi miliona euro për përmendore. Ku janë ministrat e VMRO DPMNE-së tani që të dalin dhe të fotografohen me trenin që ka ngecur? Në botën virtuale të Gruevskit, Maqedonia duhej të ketë gjashtë trena të ri, por edhe infrastrukturë të rinovuar. Në realitet ka hekurudhë të vjetër dhe jo të sigurt. Trena nëpër hekurudhat s’ka. Ndërsa nëse ka, ato vonohen me orë të tëra dhe njerëzit ngrijnë sepse nuk ka ngrohje në to” thotë Boçvarski.

Ai shton se Maqedonia ngel edhe më tej vendi me infrastrukturë më të dobët hekurudhore, me vetëm 27 km hekurudhë në sipërfaqe prej 1000 m/katror. Ai përmendi se LSDM në program parasheh masa të saktë për modernizim të duhur dhe për zgjerimin e infrastrukturës hekurudhore në R. e Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.