fbpx

Një hap më afër marrjes së mandateve të LSDM -së

-

Komisioni i Kuvendit për çështje procedurale, të mandatit dhe imunitetit solli propozim-vendim për marrjen e mandateve të deputetëve të opozitës. Kolegët nga Kuvendi njëzëri votuan se mungesa e opozitarëve gjashtë muajt e kaluar është e paarsyeshme, ngase asnjë here nuk janë paraqitur as në mbledhje plenare as, edhe, në ndonjërin nga trupat punuese të Kuvendit, dhe nuk kanë paralajmëruar apo nuk kanë sjellur asnjë arsyetim për këtë.

-Gjithsej 31 deputetë të opozitës, në periudhë prej gjashtë muajsh, prej 10 qershorit deri 10 nëntor, kanë munguar në gjithsej 40 seanca. Ata nuk kanë marrë pjesë në séance dhe nuk e kanë lajmëruar kryetarin e Kuvendit për mungesat për çka konstatojmë se kanë munguar pa arsye-tha kryetari I Komisionit, Aleksandar Nikollovski.

Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, në Konferncën për zhvillim të barabartë regjional, duke u përgjigjur në pyete të gazetarit, tha se qëndrimet e LSDM janë të qarta dhe se ata janë të gatshëm të bisedojnë për temat që i kanë shenuar.

-Nga 10 marsi lutemi që t’u merren mandatet deputetëve dhe deponuam edhe dorëheqje. Mbetet në shumicën parlamentare dhe, para së gjithash, të dy të tretave të sjellë vendimin. Cili do që të jetë vendimi, do ta respektojmë. Qëndrimet tona janë të qarta. Pesë kërkesat depërtojnë në të gjitha raportet e OSBE, ODIHR, Unionit Evropian dhe Departamentit të Shtetit Amerikan – deklaroi Zaeve para nisjes së Konferencës për zhvillim të barabartë regjional që sot u mbajt në Shkup.

Zaev tha se nuk do të heqin dorë nga asnjëra prej kërkesave të tyre, gjersa, për « bombën », të cilën e paralajmëron një kohë të gjatë, lideri i LSDM-së përsëriti se argumentet dhe faktet me të cilat disponojnë, do të zbardhen në atë çast kur do të vlerësojnë se janë krijuar kushte për këtë.

-Në çastin kur do të sigurohemi në skenarin e suksesshëm të asaj që do ta bëjmë, do ta ndajmë të vërtetën me qytetarët. Ata meritojnë ta dinë të vërtetën nga fillimi në fund dhe kjo do të ngjajë-tha Zaev.

Konkluza e komisionit duhet të dorëzohet në mbledhjen e radhës, ku për miratimin përfundimtar të saj duhen votat e së paku 82 deputetëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.