fbpx

Grubi: LSDM-ja nuk mundet përmes BDI-së dhe Ahmetit të vijë në pushtet

-

Opozita të mos shpresojë se në pushtet do të vijë përmes BDI dhe Ali Ahmetit, port ë kthehet në parlament, tha sot deputeti nga BDI, Artan Grubi, në mbledhjen e Komisionit për çshtje iminitaro-mandatore, në të cilën u soll propozim-vendim për marrje të mandateve të deputetëve opozitarë të cilët bojkotojnë punën e Kuvendit.

-Nga 2002 deri më sot, edhe njëra edhe partia tjetër përpiqen që të vijnë në pushtet përmes BDI. Kjo përpjekje është për të të ardhur keq sepse në pushtet mund të vihet me ofertë të mire, Mandati I deputetit është I fuqishëm, prapa tij qëndrojnë 7000 deri 10000 votues. Deputetët e LSDM, me këtë që e bojkotojnë punën e Kuvendit, nuk e vlerësojnë vullnetin e atyre votuesve për çka do të dënohen në zgjedhjet e ardhshme, kurdoqoftë të mbahen-tha Grubi.

Ai edhe njëherë I ftoi deputetët e opozitës të kthehen në Kuvend.

Për fjalimin e Grubit, me kumtesë reaguan nga LSDM-ja.

-Vërtetë është dëm për deputetin nga BDI, Artan Grubi, që mbaroi konkursi për drejtor të Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE.  Në përputhje me qëndrimet dhe paramendimet që prezantoi Grubi në opinion, ai do t’ishte potencial i shkëlqyeshëm për këtë pozitë në VMRO-DPMNE-shkruan në kumtesën e opozitës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.