fbpx

“Fokus” pyet, MPB-ja i fton mysafirë

-

Kryeredaktori i javores “Fokus”, Zoran Dimitrovski, dje mbrëma deri te zëdhënësi i ministrisë së punëve të brendshme, Ivo Kotevski, publikisht drejtoi një  varg pyetjesh,  lidhur me incidentet për ekzistimin e fabrikës për përpunim të pasaportave, të cilat javorja i publikoi javën që shkoi.

Dimitrovski nga zëdhënësi I MPB kërkoi përgjigje në pyetjet; nëse për përpunimin e pasaportave të falsifikuara duhet patjetër makinë, e cila peshon 8 tonë, apo mund të punohen në kushte shtëpiake, a mund të dallohet me sy dallimi në mes pasaportës së rrejshme dhe të vërtetë biometrike, a ka disponuar KSHZ gjatë zgjedhjeve me system për kontroll të autenticitetit të dokumenteve personale biometrike dhe a kanë kaluar anëtarët e komisionit trajnimin në MPB për njohje të pasaportave të falsifikuara apo letërnjoftimeve të rrejshme?

MPB sot doli me kumtesë, në të cilën, mes tjerash, thuhet se deri më tani askush nga KSHZ nuk ka paraqitur as ndonjë dyshim për keqpërdorim të dokumentit të falsifikuar, por nuk mund të përjashtojnë, siç thuhet në kumtesë, se “është e mzbdshme që dikush të guxojë të mbështjellë faculetë letre, ta ngjyrosë të kuqe dhe aty të shkruajë “pasaportë”.

-Do të theksonim se para disa vitesh kishte rast kur I dyshuari në kushte shtëpiake, në shtypës laser, kishte shtypur euro me vlerë të ndryshme. Ishte zbuluar dhe lajmëruar nga dyqani I parë ku I kishte përdorur, prej aty, nuk mund të përjashtojmë se është e mundur që dikush të guxojë të mbështjellë faculetë letre, ta ngjyrosë me të kuq dhe aty të shkruajë “pasaportë”. Teknologjia bashkëkohore që aplikon partneri ynë nga Gjermania, garanton se çdo përpjekje për falsifikim do t’ishte larg origjinalit dhe do të njohej dhe zbulohej lehtë-thuhet në kumtesën e MPB.

Në pyetjen për atë se a kanë kaluar trajnim anëtarët e KSHZ për njohje të dokumenteve personale të rrejshme, nga MPB përgjigjen se ajo është çështje e përgjegjësve në komision.

-Si dhe a janë trajnuar anëtarët e organeve zgjedhore dhe vëzhguesit e vendvotimeve, cilat instrukcione, si dhe a e kanë përdorur ngjyrën me të cilën garantohet rregulla « një njeri-njëvotë », janë çështje për të cilat duhet të përgjigjen në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve. Jemi në disponim të “Fokusit” të vijë dhe t’na vizitojë dhe të bindet në sifistikueshmërinë e teknologjisë me të cilën përpunohen dokumentet biometrike nga gjenerata e dytë dhe sërish t’I shpjegojmë absurditetin dhe gabimin e pohimit se AFIS në çfardolloj mënyre është e lidhur me procesin e dhënies së dokumenteve të udhëtimit- theksojnë nga MPB-ja.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.