fbpx

Poposki për Mogerinin: BE pas zgjedhjeve në prill t’i hap dyert për bisedime

-

Shefi i diplomacisë maqedonase sot në Bruksel është takuar me përfaqësuesen e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Federika Mogerini.

Siç thuhet nga MPJ, në takim është diskutuar për perspektivën evropiane të RM-së. Poposki ka përshëndetur rekomandimin e vazhduar për vendimmarrje për fillimin e bisedimeve. Ai ka përsëritur angazhimin e qeverisë së vendit për përmbushjen e pikave nga marrëveshja politike dhe prioritetet e reformave në fushat kyçe.

“Ne mbajmë përgjegjësi për sukses në dialogun politik dhe reformat në vend. Por, BE ka për obligim në prill t’i hap dyert për bisedimet aderuese. Nëse jemi të suksesshëm në vend ndërsa në Bruksel i mbyllin sytë, nuk do të ketë hapësirë për arsyetim” tha Poposki.

Në takim janë prekur çështje si politika e jashtme e BE-së si dhe kriza e refugjatëve.

“Maqedonia do të ndihmon në menaxhimin me fluksin e refugjatëve. Do të ndihmojmë në zbatimin e rregullave që i kanë miratuar vendet- anëtare të BE-së. Sfidë për Evropën për momentin është që të gjenden zgjidhje që mund të funksionojnë. Presim ndihma e partnerëve evropiane të kanalizohet drejt organeve dhe institucioneve që drejtpërdrejtë në terren menaxhojnë sfidat lidhur me sigurimin dhe kontrollin e trajtimit njerëzor të refugjatëve që vijnë nga konfliktet e që tek ne vijnë nga BE” shtoi Poposki.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.