fbpx

Policia maqedonase arrestoi 28 gazetarë për kalim ilegal të kufirit

-

Marijana Karkulaki, gazetarja e cila mbulon krizën e refugjatëve në Greqi në profilin e saj në Tuiter njoftoi se fotoreporteri Dimitris Tosidis dhe 30 gazetarë tjerë janë arrestuar nga forcat maqedonase të sigurisë në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“URGJENTE: fotoreporteri Dimitris Tosidis është arrestuar nga armata e Maqedonisë. Më shumë se 30 gazetarë dhe aktivistë janë të arrestuar, por Dimitris Tosidis informon se të gjithë janë mirë. Ata duhet të paguajnë dënim prej 250 euro”- shkruan ajo në profilin e saj në Tuiter.

 

Mediat greke shkruajnë se janë arrestuar rreth dhjetëra gazetarë dhe fotoreporterë grek ndërsa në mesin e tyre edhe fotoreporteri i Agjencisë greke të lajmeve APE, Janis Kolesidis.

Nga MPB konfirmojnë se policia ka arrestuar 28 gazetarë dhe fotoreporterë, për shkak të kalimit ilegal të kufirit së bashku me refugjatët. MPB tani për tani nuk ka informata se për cilët gazetarët bëhet fjalë.

“Bëhet fjalë për vepër kundërvajtëse ndërsa kur të lëshohen dhe dërgohen para gjykatësit për procedurë kundërvajtëse do të kemi informacion gjatë ditës së nesërme” thonë nga MPB.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.