fbpx

Pjesëtarët e plenumit i kërkuan veto, ndërsa Ivanovi ftoi për unitet dhe dialog

-

Presidenti Gjorgje Ivanov, kur do të vendos nëse do ta nënshkruajë Ligjin mbi Arsimin e Lartë, do të veprojë si një zyrtar, e jo si profesor. Këtë ai ua kishte kumtuar përfaqësuesve të plenumit të profesorëve dhe studentëve gjatë takimit të sotëm, gjatë të cilit ata kërkuan që t’u vihet veto ndryshimeve ligjore.

Gjatë takimit tek Ivanovi, i cili zgjati një orë e njëzet minuta, të pranishëm ishin nga dy përfaqësues nga plenumet – studentët Konstantin Bitrakov dhe Kirill Arsovski, si dhe profesorët Gordana Silljanovska-Davkova dhe Abdylmenaf Bexheti.

Presidenti Ivanov kishte thënë se Republika e Maqedonisë ka nevojë për një transformim të suksesshëm të arsimit të lartë dhe kishte shprehur shqetësim për tendencën e ndarjeve në bashkësinë akademike. Ai kishte ftuar për unitet dhe dialog, me qëllim tejkalimi i gjendjeve aktuale dhe kishte propozuar një takim të përbashkët me përfaqësuesit e “Plenumit të Profesorëve” dhe të “Plenumit të Studentëve”, si dhe për një Iniciativë Qytetare për mbështetjen e diturisë në arsimin e lartë.

Pjesëtarët e plenumeve shpresojnë se, pasi ia kanë prezantuar argumentet Presidentit, ai do ta shfrytëzojë veton e Presidentit si mekanizmin e vetëm të ndikimit të pushtetit ekzekutiv mbi atij ligjdhënës.

– Ne jemi të vetëdijshëm se shumica parlamentare nuk është penguar ta votojë Ligjin me shumicë absolute, por ekziston shpresa dhe se me këtë do të ushtrohet një ndikim, para së gjithash, moral dhe politik të Presidentit, si organ i cili nxjerr legjitimitetin e vet nga populli, sipas deputetëve, gjë kjo me të cilën do të përcaktohet se dhe Presidenti qëndron në mbrojtje të Universitetit dhe autonomisë së tij – deklaroi studenti Konstantin Bitrakov.

Argumentet të cilat studentët ia kanë prezantuar Ivanovit janë se provimi shtetëror dobëson autonominë e Universitetit dhe se ato shumë herë janë prezantuar nëpërmjet të letrave deri tek institucionet kompetente.

– U pajtuam se duhet patur ndryshime dhe reforma në arsim, por jo dhe në mënyrën në cilën dhe tani po prezantohen para nesh dhe shpresojmë se Presidenti do të jep një vlerësim pozitiv për atë që prezantuam deri tani – deklaroi studenti Kirill Arsovski.

Profesorët thanë se kanë theksuar disa nga zgjidhjet të cilat nuk janë në kuadër të autonomisë dhe se Presidentit Ivanov ia kanë dorëzuar të gjitha dokumentet që dëshmojnë këtë.

Profesorja Gordana Silljanovska-Davkova tha se, me sa duket, tanimë është vonë për tërheqje të Ligjit, por megjithatë, ata, të kushtuar procedurës, kanë vendosur që të kapen për veton e Presidentit të shtetit, si instrumenti i fundit juridik.

– Theksuam se instrumenti i provimit shtetëror nuk i nënshtrohet një operacioni reformik, pasi me a, b, c, ç, d, dh, dhe me futje në kujtesë nuk mund ta kontrolloni një dituri, ndërsa me procesin e Bllonjës, nota është shumë më e thellë dhe më e gjerë – tha Silljanovska-Davkova.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.