Shtëpia e Bardhë pranoi gabimin: në Paris duhej të dërgonim dikë

Administrata e presidentit Obama pranoi se ka gabuar duke mos dërguar përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara në Paris për të marrë pjesë në marshimin e së dielës, në nivelin më të lartë në Francë, informoi  “СNN“.

“Mendoj se është më e drejtë të themi se duhet të dërgonim dikë me një profil të lartë për të qenë atje”, tha Sekretari i Shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Xhosh Ernest pasditen e së hënës.

Ai tha se vetë Obama do të donte ta ndiqte marshimin, “nëse rrethanat do të ishin pak më ndryshme”. Mirëpo planifikimi filloi mbrëmjen e së premtes, 36 orë para eventit të madh dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e vizitës, siç tha Ernest.

Prezenca e Presidentit Obama, shtoi ai, do të sillte përforcime edhe për njerëzit e pranishëm në event. “Pa dyshim që populli dhe administrata amerikane qëndruan krah aleatëve tanë në Francë, që u përballën me këtë kërcënim”, tha ai, duke shtuar se “kjo ishte e dukshme gjatë gjithë javës”.

Më tepër se 40 liderë botërorë, përfshirë atë britanik, gjerman dhe izraelit, madje edhe diplomati rus, iu bashkuan 1.5 milionë njerëzve në rrugët e Parisit, në marshin e unitetit, i cili u shndërrua në demonstratën më të madhe që është bërë ndonjëherë në Francë. Mirëpo Obama dhe përfaqësuesit e lartë të administratës së tij nuk u panë kund – një mungesë kjo që shtoi zërat se ai humbi një mundësi kyçe gjatë lidershipit të tij.

Obama javën e kaluar ambasadën e Frnacës në Uashington ku edhe u nënshkrua në Librinë e Zisë, kurse Sekretari shtetërorXhon Keri të premten do të  vzitojë Parisin.