fbpx

Policia me qen dhe detektor, Shkupi këto ditë sikur Parisi dhe Brukseli

-

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski dje deklaroi se “si masë parandaluese është ngritur niveli i sigurisë për mbrojtjen e qytetarëve” ndërsa kjo po vërtetohet edhe këto ditë nëpër ngjarje sportive, tubime publike dhe koncerte.

Prezencë të shtuar të policisë kishte edhe në koncertet e Gjorgje Balasheviq dhe White Snake që i organizoi “Avalon Production”, i pari më 14 nëntor menjëherë pas sulmit kamikaz në Paris dhe i dyti që u mbajt të mërkurën.

Salla e sportit “Boris Trajkovski” ku performuan yjet e botës, White Snake ishte e rrethuar me polici. Qasje e makinave deri në parkingun e sallës ishte e ndaluar ndërsa në nënkalimin tek hoteli “Aleksandar Palace” kishte polici që nuk lejonte as taksistët t’i afrohen sallës.

Në hyrjen e sallës sigurimi kontrollonte vizituesit me detektor kundër metalit ndërsa në çdo cep të objektit kishte pjesëtarë të Njësitit për intervenim të shpejtë.

Siç mësojmë nga burime jozyrtare, brendia e sallës ku performoi White Snake është kontrolluar edhe me ndihmën e qenve. Policët me qen i kanë kontrolluar zhveshtoret, tualetet dhe tribunat.

Identike ishte edhe pasqyra para sallës së sportit “Jane Sandanski” para ndeshjes së hendbollit, Vardar- Barcelona.

Sonte pritet prezencë të shtuar policore të ketë edhe në Qendrën tregtare “City Mall”.

“Kemi ngritur nivelin e sigurisë që të ketë siguri shtesë për qytetarët e RM-së. Në këtë drejtim, MPB në mënyrë intensive vazhdoj të bashkëpunoj me të gjitha ministritë që të mund të veprojnë ndaj të gjitha rreziqeve” tha Spasovski në konferencën e shtypit me homologun e tij kroat, Ranko Ostojiq.

Masat e shtrënguara të sigurisë, MPB i paralajmëroi menjëherë pas sulmeve në Paris, pas takimit të Spasovskit me krerët më të lartë të ministrisë dhe njoftoi për rritjen e sigurisë dhe mobilizimin e policisë.

Në takim është thënë se për momentin nuk ka kërcënim konkret për sigurinë, megjithatë janë miratuar disa konkluzione dhe vendime për realizimin e tyre.

“Mes tjerash, do të përforcohet siguria rreth objekteve që janë në funksion të policisë, tubimet publike dhe manifestimet sportive si dhe përforcimin e kontrollit ndaj refugjatëve që futen në RM” u tha në njoftimin e MPB-së.

Prezencë të rritur të sigurisë në “City Mall” kishte edhe këtë fundjavë pas sulmeve në Paris.

“Fundjavën e kaluar në QT “City Mall” vërehej prezencë e shtuar e policisë që mbanin pushka. Në qendër kishte rrëmujë të madhe ndërsa policia mund të vërehej para hyrjes së qendrës, midis njerëzve që pyetnin nëse prezenca e policisë do të thotë se ka rrezik” thotë Monika Angelovska.

Para sulmeve në Paris, nivel të ngritur të sigurisë dhe mobilizim më të madh dhe gjendje gatishmërie kishte pas ngjarjeve të Kumanovës më 9 dhe 10 maj këtë vit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.