fbpx

Përfundimi i hekurudhës Kumanovë – Beljakovc është prolonguar për vitin e ardhshëm

-

Prolongohet sërish përfundim i ndërtimit të fazës së parë të projektit për lidhje hekurudhore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në vend që deri në fund të këtij viti, përfundimi i punëve ndërtimore të hekurudhës Kumanovë – Beljakovcë do të prolongohet deri në vitin 2020, transmeton Meta.mk.

“Për shkak se gjatë ndërtimit janë shfaqur mangësi të caktuara në projekt, u desh kohë për tejkalimin e tyre për të vazhduar me realizimin. Për ato shkaqe prolongohet edhe afati për ndërtim dhe pjesë e mjeteve të dedikuara për këtë vit do të përdoren vitin e ardhshëm”, thonë për “Meta.mk” nga Ministria për transport dhe lidhje.

Nga kjo ministri theksojnë që nuk ka fare shkurtim të mjeteve të dedikuara për infrastrukturë hekurudhore për këtë vit, por financat për hekurudhën drejt Bullgarisë nga ky vit janë transferuar për vitin e ardhshëm.Të gjitha mjete e pa shfrytëzuara për këtë projekt do të shfrytëzohen në vitin 2020. Bëhet fjalë për 1,3 miliardë denarë që janë transferuar për vitin e ardhshëm buxhetor.

Mangësitë me dokumentacionin e projektit për hekurudhën Kumanovë – Beljakovc po zgjidhen në pajtim me situatën në terren ku bëhet realizimi i trasesë.

“Sigurojmë që ky është projekt prioritar dhe si i tillë do të përfundojë dhe do ta aftësojmë Korridorin 8 hekurudhor”, theksojnë nga Ministria për transport dhe lidhje.

Zgjedhja e realizuesit për ndërtimin e fazës dytë nga Beljakovca deri në Kriva Pallankë do të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2020, ndërsa menjëherë pastaj do të fillojë edhe ndërtimi i këtij segmenti hekurudhor.

Ndërtimi i hekurudhës Kumanovë – Beljakovc ka filluar në mars të vitit 2014, me premtim që deri në Beljakovcë do të udhëtohet me tren në vitin 2016. Prej atëherë deri më sot, lëshimi zyrtar në përdorim, i trasesë së gjatë 30,8 kilometra, është prolonguar disa herë. Ky segment hekurudhor kalon rreth Kumanovës, ndërsa me stacionin e ri hekurudhor dhe pika të ndaljes në dy lokacione në qytet ekziston mundësia të rritet atraktiviteti i komunikacionit hekurudhor për udhëtim te banorët nga qyteti i dytë për nga madhësia në vend.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.