Në njërën nga seancat e fundit, Qeveria e ka shqyrtuar informacionin për fillim të procedurës për prokurim publik të shërbimeve për përgatitje të versionit kombëtar të legjislacionit BE-së – Përkthim me shkrim të akteve BE-së, akteve kombëtare, dokumenteve tjera të rëndësishme për procesin e integrimit evropian dhe përkthimin me shkrim të ligjit të BE-së. materiale të tjera për nevojat e Sekretariatit për çështje evropiane, me nënshkrimin e një Marrëveshje kornizë për një periudhë tre vjeçare, për përgatitje cilësore të versionit kombëtar të legjslacionit të BE (acquis), njofton Meta.mk.
Duke vepruar kështu, Qeveria ka dhënë pëlqim për t’i ndërmarrë angazhime, për pagesën e të cilave nevojiten fonde buxhetore në vitin në vijim 2020 dhe 2021 nga Sekretariati për çështje evropiane për prokurime publike për përgatitje të versionit kombëtar të legjislacionit të BE-së – Përkthim me shkrim të akteve BE-së, akteve kombëtare, dokumenteve tjera të rëndësishme për procesin e integrimit evropian dhe përkthimin me shkrim të ligjit të BE-së. materiale të tjera për nevojat e Sekretariatit për çështje evropiane, me nënshkrimin e një Marrëveshje kornizë për një periudhë tre vjeçare, për përgatitje cilësore të versionit kombëtar të legjslacionit të BE (acquis), me shumë prej 47.457.628 denarë pa TVSH ose rreth 771.000 euro.
Nga shuma e përgjithshme, 13.559.322 denarë janë paraparë për vitin 2019, 16.949.153 denarë për vitin 2020 dhe 16.949.153 denarë për vitin 2021.
“Ngarkohet Sekretariati për çështje evropiane që në çdo gjashtë muaj ta informojë Qeverinë për mbarëvajtjen dhe progresin e aktiviteteve, në lidhje me këtë çështje, deri në zbatimin përfundimtar të prokurimit”, përfundon Qeveria.