fbpx
Tag: влада

tag: влада

Rrjeti kombëtar kundër dhunës mbi gratë kërkon përjashtim nga sanksionet për viktimat e dhunës në familje

Rrjeti kombëtar kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje ka paraqitur një kërkesë te Qeveria me të cilën kërkojnë që të mos ketë përjashtime nga sanksionet për gratë viktima dhe fëmijët e tyre të cilat largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimit dhe rrezikut të drejtpërdrejtë nga dhuna, transmeton Meta. “Viktimat që janë në rrezik të lartë nga dhuna,...

Analizë: Rajoni është vonuar në hapjen e frontit kundër dezinformatave

Maqedonia e Veriut është faktikisht vendi i parë në rajon ku qeveria hap front institucional me dezinformatat. Ekspertë të mediave dhe gazetarë nga Serbia, Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova folën në një sërë intervistash me Meta.mk gjatë periudhës së kaluar dhe thonë se autoritetet në vendet e tyre nuk kanë treguar interes për fillim ose përfshirje...

Do të vendoset arsim për parandalim të korrupsionit për filloristët nëpër shkollat e RMV-së

Nxënësit në shkollat fillore të vendit këtë vit shkollor do të mësojnë edhe përmbajtje për luftën kundër korrupsionit, ka vendosur Qeveria në seancën e sotme, njofton Meta.mk Kabineti qeveritar e ka pranuar Informatën për aktivitetet për zbatim të masave kyçe për pjesën e Antikorrupsionit nga Strategjia për Evropën Juglindore 2020. Menjëherë është ngarkuar Ministrinë për arsim dhe shkencë që, në...

Qeveria ka paguar vetëm 250 euro për reklama në “Facebook” dhe Twitter”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 22 gusht solli vendim me të cilin më nuk do të porosisë reklama te transmetuesit elektronikë, në gazeta dhe portale, por edhe në panoa (bilborde), mirëpo e ruan të drejtën që të informojë për aktivitetet e saj nëpërmjet mediave sociale. Për informimin e tillë, që kur ka filluar me punë Qeveria e re,...

Tajmlajn: Si u ndërrua pushteti në Maqedoni?

Tre vitet e krizës për qytetarët e Maqedonisë ishin të vështira, të rënda dhe me stres. Kriza nuk ishte vetëm politike, ajo kaloi edhe në krizë ekonomike, sociale, morale dhe etike. Kishte sërë protestash dhe kundër- protestash, gjykime dhe kundër- gjykime, hetime dhe kundër- hetime. U firmos Marrëveshja e Përzhinës e më pas edhe Përzhino 2. Kishte zgjedhje, por...

Xhaferi në takim me Bejl dhe Timonie: Hapi i ardhshëm është formimi i qeverisë së re

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe ambasadorin e Francës, Kristian Timonie, me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale politike në vend, ku ka marrë mbështetje nga të dy shtetet për realizimin e hapave të mëtutjeshëm gjatë procesit të formimit të institucioneve. “Si hap të ardhshëm në vazhdën e...

Njëra palë për qeveri të shpejtë, tjetra për zgjedhje të shpejta: Vazhdon maratona në Parlament

Sot do të ketë vazhdim të ri të seancës konstituive në Kuvend, ku deputetët duhet të debatojnë për emërimin e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe  emërime si dhe për emërimin e kryetarit të këtij institucioni ligjvënës. Gjatë fundjavës, partitë këmbyen akuza dhe kundër- akuza për temën e ngricave dhe dëmet në bujqësi, ndërtimin e Qendrës së re...

Ahmeti: BDI nuk mori vendim sonte, nuk përjashtohet takim i ri liderësh

Kreu i BDI-së sonte në selinë partiake në Reçicë të Vogël njoftoi se partia ende nuk ka vendim të fortë për dalje nga kriza, por porositi se zgjedhjet e parakohshme, që i kërkon VMRO DPMNE, nuk do ta zgjidhnin krizën. Ahmeti gjithashtu paralajmëroi se është i mundshëm një takim i ri i liderëve. Me thirrje urgjente nga Ahmeti, sot pasdite...

Qeveria me 800.000 euro do të financojë shoqata civile dhe fondacione

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot shpalli konkurs për mbështetje financiare, në vlerë prej 50 milionë denarëve gjegjësisht rreth 800.000 euro, për aktivistë të shoqatave civile dhe fondacioneve. Sipas konkursit të publikuar në gazetën “Dnevnik”, grantet ndahen në dy kategori. Grante në vlerë prej 1.845.000 denarë (30.000 euro) deri 3.075.000 denarë (50.000 euro) apo gjithsej 36,9 milionë denarë apo 600.000 euro...

Bundestagu vlerëson se vështirë do të shkojë formimi i Qeverisë në Maqedoni

Komisioni për çështje evropiane në Bundestagun gjerman sot diskutoi për situatën aktuale në Maqedoni, ndërsa pas përfundimit të seancës, social- demokrati Josip Juratoviq (SPD) deklaroi se situata në Maqedoni është e vështirë sa i përket formimit të Qeverisë, njofton “Dojçe Vele”. Ai shton se patjetër të vazhdojë ndërmjetësimi që të pranohet rezultati i zgjedhjet dhe të formohet Qeveria. “Në një demokraci...

LSDM: Programi i Qeverisë së re është garanci për unitet

Nikola Gruevski dhe VMRO DPMNE janë të vetmit që punojnë kundër interesave shtetërore dhe nacional të Republikës së Maqedonisë, përmes konflikteve, dhunës dhe incidenteve që i shkaktojnë me opinionin vendor dhe atë të huaj, në tentim që të ikin nga përgjegjësia për krimin e bërë- u prononcua LSDM sot si përgjigje ndaj njoftimit të VMRO DPMNE-së. “Programi i qeverisë së...

Misioni i SHBA-së në OSBE: Jemi të zhgënjyer nga Ivanovi, kërkojmë ta shqyrtoj vendimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyer që presidenti Ivanov refuzoi t’u ofroj mundësi për të formuar qeverinë e re përfaqësuesit që kanë shumicë të qartë parlamentare dhe kërkon prej tij të shqyrtoj vendimin, thuhet në kumtesën nga fjalimi i shefes së Misionit të SHBA-së në OSBE, Kejt Bërns lidhur me situatën politike në Maqedoni. “Bashkë me aleatët tanë...

Arifi: Do të gjendet zgjidhje ligjore për shpalljen e zgjedhjeve lokale

Shqiptarët nuk janë problem në vend dhe Platforma e shqiptarëve është në suaza e kushtetutës dhe ligjeve. Kjo është përgjigja e nënkryetares së BDI-së, Teuta Arifi në pyetjen e gazetarëve rreth situatës së rënduar politike në Maqedoni pasi presidenti refuzoi t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë. Ajo shtoi se BDI si parti qëndron në...

Osmani: BDI do të shkoj në Qeveri me LSDM-në

Bashkimi Demokratik për Integrim në seancën e Kryesisë qendrore ka vendosur që të merr pjesë në Qeverinë e re e udhëhequr nga LSDM, shpjegoi mbrëmë zëdhënësi Bujar Osmani. "BDI ka vendosur të respektoj vullnetin e qytetarëve dhe të merr pjesë në Qeveri. Kërkojmë Ivanovi të ndaj mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit", tha ai gjatë mbledhjet së Kryesisë qendrore në...

Në shenjë solidariteti me kolegët e sulmuar, “Meta” nuk do të informojë nga protestat

Në shenjë proteste për shkak të sulmit ndaj kolegët tanë nga portali “A1on”, por edhe sulmet e vazhdueshme verbale ndaj të gjitha ekipeve, agjencia e lajmeve “Meta”, duke u bashkëngjitur mediave tjera, nuk do të informoj për protestat e sotme të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, as në Shkup e as në qytetet tjera. Nëse nëpër protesta ndodhin dhuna...

Zaev: Pas 11 viteve regjim, do të formojmë qeveri demokratike dhe reformuese

Nderi është i imi dhe i LSDM-së, që thuajse pas 11 viteve regjim, fitojmë mundësi që ta formojmë Qeverinë demokratike në Maqedoni. Angazhimet tona të forma janë që ajo të jetë Qeveri reformuese në të cilën, prioritet janë qytetarët e Maqedonisë”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi që Kryesia Qendrore dhe partia e zgjodhën për mandatar për formimin...

BDI vendos: Nënshkrimet do t’ia jep LSDM-së

Kryesia qendrore e BDI-së, pas më shumë se dhjetë orë takim, sonte ka marrë vendim që t'ia jep nënshkrimet LSDM, tha para pak çaste në Reçicë të Vogël, para selisë së partisë zëdhënësi, Bujar Osmani.  

VMRO DPMNE -Dankan: Do të ketë tensione, votuesit dhe kryesia jonë janë të shqetësuar

“Jemi nën presion të madh nga votuesit dhe kryesia jonë që të luftojmë dhe të mos lejojmë të prishet parimi “fituesi me fituesin” sepse në esencë ne veprojmë si duhet tërë kohën dhe tani dikush nuk vepron si ne. Ne do të bëjmë çdo gjë që është në forcën tonë që të ruajmë qetësinë dhe stabilitetin, por s’dimë si...

Zaev: Në fillim të marsit do të kemi qeveri të re në krye me LSDM-në

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë mori vendim të na japin nënshkrimet për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë, që do të bëhet në mesën e parë të marsit, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë vizitës në Sarajevë në konferencë të përbashkët të shtypit me liderin e Partisë Socialdemokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikshiq. “Mbrëmë e di...

MPB zbulon: Me “atë me shkronjën M” voziten Ivanovi, Veljanovski, Dimitrievski dhe mysafirë të lartë

Mercedesi i blinduar i blerë në vitin 2012 për 600.000 euro për të cilin PSP hapi rastin “Tanku” gjendet në Qeveri dhe, siç thonë nga MPB për “Meta”, përdoret si “automjeti kryesor për mysafirët e lartë të delegacioneve të huaja”. “Mercedesi i blinduar përdoret kryesisht si automjet kryesor për delegacionet e huaja gjatë vizitës së tyre në Maqedoni e të...