Shpërndarja e librave shkollorë nga klasa e parë deri në vitin e katërt të arsimit të mesëm është duke u zhvilluar, ndërsa afati i dorëzimit në të gjithë vendin është 20 shtatori. Shumë nxënës marrin tekste shkollore të përdorur më parë e që s’janë cilësorë dhe të dëmtuar dhe për këtë arsye drejtuesit e shkollave do të kërkojnë nga organet kompetente në Ministrinë e arsimit dhe shkencës (MASH) t’iu dërgojnë tekste të reja shkollore, njofton Meta.mk.
Ligjërisht, nëse librat shkollorë janë përdorur më shumë se pesë vjet, ato duhet të zëvendësohen me të reja, kështu që MASH kërkon shtypshkronjë e cila do të shtypë kopje të reja. Së pari do të ketë një ndryshim të numrin e ekzemplarëve për të gjitha lëndët e klasës së gjashtë.
“Shpresojmë që gjatë vitit, nxënësit e klasave të gjashta do t’i kenë në duar kompletet e reja. Varet nga prokurimi publik se si do të shkojnë punët. Në klasën e gjashtë do të ketë një ndryshim numrin e ekzemplarëve për të gjitha lëndët – arsim teknik, arti figurativ, edukim fizik, si dhe në lëndë tjera, pasi kanë kaluar pesë vjet. Tekstet shkollore do të shtypen sipas numrit të nxënësve. Vendi ka 13.562 nxënës të klasës së gjashtë në gjuhën maqedonase, 6,558 në gjuhën shqipe, 16 serbë dhe 647 turq. Në këtë fazë ende nuk e dimë çmimin. Nëse shtypshkronja arrin ta bëjë punën, shpresojmë që para fillimit të gjysmë vjetorit të dytë nxënësit do t’i kenë mjetet e reja”, sqarojnë nga Shërbimi pedagogjik, që është përgjegjës për librat shkollorë në vend.
Dragan Arsovski, drejtori i gjimnazit Rade Jovçevski-Korçagin, thotë se kjo shkollë ka problem me mungesën e teksteve shkollore për gjuhët e huaja.
“Nuk na kanë të pajisur me libra shkollorë në gjuhë të huaj, kështu që jemi të detyruar të gjendemi. Na sollën pak ekzemplarë për gjuhën angleze, por jo sa duhet. Problem është edhe cilësia e teksteve shkollore. Problem kemi që nga viti i kaluar e tani po shohim ato që mund të përdoren, t’i përdorim. Kemi 1.000 nxënës, ndërsa 70 përqind e teksteve shkollore janë të vjetra, 30 përqind janë të reja”, thotë drejtori Dragan Arsovski.
Nga Shërbimi pedagogjik informojnë se deri më tani te ata s’ka arritur asnjë kërkesë për të plotësuar numrin e teksteve të porositura shkollore.
“Pas përfundimit të procesit të shpërndarjes së plotë, është e mundur që për shkak të migrimit të nxënësve, mund të ketë mungesë të librave shkollorë për një numër të vogël, nëse ndonjë nxënës gjatë ndërrimit të shkollës nuk e ka marrë kompletin e teksteve shkollore. Por kjo do të zgjidhet në vazhdimësi në konsultim me shkollat”, thotë Vanja Veleva, drejtoreshë e Shërbimit pedagogjik.
Si një nga zgjidhjet për mungesën e teksteve shkollore për lëndët profesionale në arsimin e mesëm profesional, por edhe në përgjithësi, për të lehtësuar procesin e bërjes së teksteve shkollore, Shërbimi pedagogjik propozuar të bëhen ndryshime, në Ligjin për tekstet shkollore, me të cilat shtëpive botuese do t’u kthehen të drejtat e autorit, në vend se ato t’i takojnë Ministrisë së arsimit dhe shkencës siç është tani. U paralajmërua se ndryshime të tilla do të fillonin nga ky vit shkollor.
Ende e mbajmë të njëjtin qëndrim dhe presim që deri në fund të nëntorit të kemi ligj të ri për tekstet shkollore me të gjitha risitë e propozuara dhe se ai do të hyjë në procedurë për miratim – shtojnë nga Shërbimi pedagogjik.