fbpx

“Plenumi i gazetarëve” protestë mbështetjeje për Sashe Politiko

-

Në shenjë revolte për sulmin e djeshëm të zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski ndaj gazetarit Sasho Ivanovski-Politiko, plenumi i gazetarëve sot doli në protestë para qeverisë. Plenumi kërkoi dorëheqjen e Peshevskit, si veprim më i vogël që mund të bëjë një person publik ndërsa e cilësoi si skandaloze kumtesën e VMRO DPMNE-së, e cila sipas tyre inkurajon dhunën. Sipas gazetarëve të Plenumit, kjo përndjekje ndaj kundërshtarëve zgjat prej vitesh, ndërsa rasti i djeshëm duhet të dënohet me burg dhe të ndiqet penalisht.

“Kërkojmë dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Vladimir Peshevski dhe vlerësojmë se ky është veprimi më i vogël që mund të bëj në një ambient demokratik, siç dëshiron dhe pretendon të jetë vendi. Në të kundërt, do ta marrim këtë akt edhe nga ana e kryeministrit, si kryetar i VMRO-DPMNE-së, që dërgoi atë kumtesë turpi dje, se ai inkurajon dhunën dhe larjen e hesapeve me kundërshtarët në këtë mënyrë. Ky është kulmi nga ajo që dëgjuam nga “bombat” ku personalisht kryeministri Gruevski inkurajon që të jepen dy-tre shuplaka si mënyrë e masës disiplinore dhe udhëzon se ajo është vepër kundërvajtje e jo penale”, deklaroi Ida Protuger, gazetare.

Edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka dënuar sulmin e djeshëm të Peshevskit ndaj gazetarit Sashe Politiko duke kërkuar nga prokurori Marko Zvërlevski të ngrejë procedurë kundër zëvendëskryeministrit.

“Dhuna kundër gazetarëve në një shoqëri demokratike, është dhunë edhe kundër lirisë dhe demokracisë. Viktima të kësaj dhune nuk janë vetëm gazetarët, por edhe vetë qytetarët të cilët kanë të drejtë të informohen nga mediat se si përfaqësuesit e tyre ushtrojnë pushtetin. Ftojmë Peshevskin të japë dorëheqje të parevokueshme sepse tashmë është i padenjë të ushtrojë një funksion aq të lartë në qeveri. Presim që prokurori publik Marko Zvërlevski të ngrejë procedurë kundër Peshevsit për sulmin kundër gazetarit Ivanovski. Nga ana tjetër, SHGM-ja e vlerëson si skandaloze kumtesën e VMRO DPMNE-së për sulmin kundër Ivanovskit, më te cilën legjitimohet dhuna si mjet për larhe hesapesh me gazetarët”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Ndërsa gazetari Sasho Ivanovski do të kërkojë mbrojtje nga ndërkombëtarët, pasi siç shprehet ai nuk ndihet i sigurt për jetën.

“Ky është manifestim publik i forcës dhe vërtetë kjo qeveri duhet të brengoset dhe të përgjigjet për gjithë këtë që po bën. Sot do të kërkojë mbrojtje te ambasadori Bejli dhe Aivo Orav.. të më mbrojnë nga qeveria. VMRO DPMNE-ja të ndryshojë kumtesën me të cilën bën thirrje që kushdo që kërkon belanë do të marrë ndëshkimin. Këtë e vlerësoj si kërcënim të hapur edhe ndaj meje dhe ndaj gjithë të tjerëve si unë”, tha Sashe Ivanovski, gazetar.

Ivanovski përgënjeshtroi informacionet se para tre vitesh ka sulmuar Peshevskin në Manastir. Sashe Ivanovski u sulmua dje nga zëvendëskryeministri Peshevski pas pyetjes nëse i trembet burgosjes, duke qenë se emri dhe figura e tij ishin pjesë e bombave që pati shpalosur LSDM-ja. Një natë më herët, “Politiko” ishte i sulmuar edhe nga gazetari i TV Sitel Aleksandar Spasovski-Sarma.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.