fbpx

Tre vjet burg për Verushevskin

-

Ish Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Zoran Verushevski, është dënuar me tre vite burg për armëmbajtje pa leje. Dënimi iu shpall sot për pistoletën e cila iu gjend gjatë bastisjes që policia bëri në banesën e Verushevskit në muajin janar. Sipas Prokurorit, Verushevski edhe pas përfundimit të marëdhënies së punës në MPB nuk e ka kthyer pistoletën të markës “Zastava e kuqe”, ndërsa vetë ai thoshte se askush nga MPB-ja nuk e ka kërkuar një gjë të tillë me asnjë normë ligjore. Pas shpalosjes së dënimit, Verushevski tha se nuk e njeh gjyqin.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është një patologji partiake-sistemore, agresion ndaj lirisë dhe demokracisë, ndaj sundimit të së drejtës, dinjitetit dhe integritetit njerëzor. Edhe unë si Zoran Zaevi, nuk e pranoj këtë gjyq, sepse ai nuk mund të ndalë lirinë dhe demokracinë që me gjithë fuqinë e saj po vjen në Maqedoni”, tha Verushevski gjersa gjykatësja e ndërpriste duke i thënë që nuk ka të drejtë.

Ai iu shpërndau gazetarëve edhe një kumtesë që përmbante fjalët e njëjta që tha në gjykatë. Verushevski u arrestua më 23 janar, ndërsa përveç këtij rasti ai është edhe një nga të akuzuarit në rastin “Puç” ku akuzohet për spiunazh dhe dhunë ndaj organeve më të larta shtetërore. Gjykimi ndaj këtij rasti ku i akuzuar është edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev, është caktuar për më 5 gusht.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.