fbpx

Tubimi popullor i VMRO DPMNE-së nesër zhvendoset në Ohër

-

VMRO DPMNE-ja qeveritare nesër prej orës 13, në qendrën sportive “Biljanini Izvori” në Ohër do të mbajë tubim popullor. Fjalim do të mbaj lideri i partisë dhe kryeministri, Nikolla Gruevski ndërsa masës do t’u drejtohen edhe disa zyrtar të partisë.

Në tubim pritet të njoftohen qëndrimet e partisë për disa çështje dhe tema aktuale dhe për atë se cilat do të jenë hapat e radhës të VMRO DPMNE.

Kreu lokal i ftoi “të gjithë qytetarët e Ohrit të jenë pjesë e këtij tubimi gjithë- popullor”, qëndron në njoftimin partiak.

Ohri është qyteti ku në mënyrë tradicionale prej vitit 1990 e këtej fillojnë karvanët zgjedhorë të VMRO DPMNE, që këtë herë me tubimet popullore nuk ishte rast.

Më herët, partia qeverisëse mbajti tubime të këtilla popullore në disa qytete të Maqedonisë, përfshirë edhe kryeqendrën Shkupin.

V.M

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.