fbpx

CIA rrezikon të fitojë padi sikurse rasti me Kaled El Masri

-

Përfaqësuesit e CIA-s të cilët lidhen me metoda brutale gjatë hetimit, me siguri deri në fund të jetës nuk do të mund të largohen nga ShBA-ja sepse mund të ballafaqohen me padi penale për shkak të veprimeve jonjerëzore, shkruan “Blumberg”.

“Personat e përfshirë në këto tortura, posaçërisht emrat e a tyre që janë të njohur, asnjëherë më nuk mund të largohen nga SHBA-të- konsideron Bet van Shak, profesor i të drejtës ndërkombëtare penale dhe të drejtave të njeriut në universitetin “Stenford”.

Ajo konsideron se ekziston rrezik për padi para gjykata të huaja për shkak të “parimeve të kompetencës së zgjeruar”. Viktimat nga torturat e CIA-a deri më tani kanë ngritur gjashtë padi, prej të cilave dy para Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut. “Blumberg” përkujton rastin e parë i cili u gjet para Gjykatës ndërkombëtare në Strasburg, gjermani me prejardhje nga Libani, Kaled el Masri, i cili u arrestua në Maqedoni kurse më pas u dërgua në Afganistan për hetim.

Gjykata e Strasburgut vlerëson se Maqedonia ka shkelur Konventën evropiane për të drejtat e njeriut me atë që e ka privuar El Masrin nga të drejtat e tij të lirisë dhe privatësisë, si dhe duke refuzuar në mënyrë përkatëse t’i hetoj pohimet e tij. Në rastin e El Masrit , gjykata e Gjermanisë, si dhe gjykata e ShBA-së, hodhën poshtë akuzat kundër CIA-s, në Gjykatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në maj të vitit 2012-të e shqyrtoi rastin dhe urdhëroi që El Masrit t’i paguhen 60 mijë euro.

Raporti i Senatit amerikan zbulon se CIA nuk ka pasur bazë për arrestimin e El Masrit, i cili u arrestua në Maqedonia, pasi ishte ngatërruar me tjetër person me të njëjtin emër. Gjermani me prejardhje libaneze, më vonë u është dorëzuar agjentëve amerikan, të cilët e kanë rrahur katër muaj dhe e kanë droguar në qendrën e arrestimit në Afganistan. Maqedonia pranoi që të paguaj dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut.

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.