Risto Malçeski, profesor në FON, kërkon ministri i arsimit, Abdylaqim Ademi dhe zëvendësi i tij, Spiro Ristovski, të japin dorëheqje nga postet e tyre. Reagimi i profesorit është i nxitur nga shkresa të cilën Ministria e arsimit e ka dërguar deri tek FON me kërkesë që të prononcohen për provimin shtetërorë. Profesori thotë se ky pushtet i ka shkaktuar dëm të madh sistemit arsimorë. Në letrën në të cilën Malçeski iu drejtohet Ademit dhe Ristovskit, thotë se nga shkresa e MASh-it del se studentët do t’i nënshtrohen provimit shtetërorë edhe në raundin e dytë edhe në atë të tretin të studimeve, ndërsa sipas tij, kjo është manipulim i opinionit me pohimin se do testimi do të jetë për vitin e dytë dhe të katërt. Malçeski konsideron se kjo është përpjekje për vendosjen e “vezës qyqare”.
-Pas reagimeve në opinion u tha se provimi nuk do të vlejë për studentët që do të regjistrohen tani, që nuk është e saktë. Kështu, studentët që këtë vit akademik përfundojnë ciklin e parë, gjatë vazhdimit të tyre të studimeve në ciklin e dytë kryejnë regjistrim të ri të konkursit të ri, dhe prej këtu del se vetëm për ato që vitin e ardhshëm do të regjistrojnë ciklin e dytë nuk do të ketë provim shtetërorë, kurse për tjetër i njëjti do të vlejë. Për këtë Ju pyes, prej ku e merrni guximin qytetarët që janë zgjedhur t’i konsideroni jopërkatës dhe të njëjtëve t’u plasoni manipulime aq të lira? –pyet Malçeski.
Malçeski thotë se nëse MASH nuk e dëshmon ekzistimin e raportit sipas të cilit vlerësimi në disa fakultet nuk është përputhur me njohuritë reale kurse ministri nuk kërkon falje për pohimet e pavërteta, ai dhe kolegët tjerë nga Bashkësia akademike do të detyrohen që drejtësinë ta kërkojnë në gjyq.