fbpx

MPJ: Politikanët e rajonit të mos involvohen në çështjet e brendshme të Maqedonisë

-

Ministria e punëve të jashtme sot porositi politikanët e vendeve të rajonit që të fokusohen në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të tyre, në vend që të involvohen në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

“Do të përkujtojmë se Maqedonia ka përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët. Ata janë faktorët e vetëm legjitim në vendimmarrje. Do të ishte mirë konceptin e Maqedonisë të integrimit multikulturor në shoqëri bazuar në vlerat evropiane, ta zbatojnë vendet fqinje. Politikanët nga fqinjësia të cilët tentojnë të defokusojnë problemet brenda shteteve të tyre, me ndezjen e zjarrit tek fqinjët, shkojnë në të kundërtën e vlerave evropiane. Kuptohet, ju duket më mirë të merret me shtetet fqinje, në kushte kur kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave reale në shtetet e tyre. Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë t’u përkushtohen reformave që u nevojiten para se të dëshirojnë lidership dhe të krijojnë ndasi në rajon” thonë nga MPJ.

Nga Ministria e Jashtme shtojnë se çfarëdo involvimi në punët e brendshme të Maqedonisë është e padobishme.

“S’kemi qëllim që të futemi në analiza kush involvohet dhe me çfarë qëllime. Do t’i këshilloja palët e interesuara që të respektojnë sovranitetin e Maqedonisë dhe vullnetin e shprehur nga qytetarët. Ata janë kompetentët e vetëm që të marrin vendime për shtetin. Maqedonia ngel e përkushtuar në synimet dhe parimet e saj. Praktika na ka treguar se zgjidhjet e mira për vendin patjetër të vijnë nga interesat e qytetarëve tanë. Qëndrimi i tillë është në funksion të integrimit evropian të vendit. Vetëm një Maqedoni sovrane, efektive dhe efikase mund të kontribuojë në projektin që mbështetet nga qytetarët tanë”, thonë më tej nga MPJ.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.