fbpx

Minoski dhe Bogov u bëjnë thirrje bankave që të zgjidhin qesen për kompanitë

-

Bankat t’i lirojnë mjetet dhe të investojnë në sektorin korporativ, porositën sot ministri i financave Kiril Minovski dhe guvernatori i BPRM-së, Dimitar  Bogov.

“Kriza politike kishte efekt që rezultoi me politikë më restriktive nga bankat, kështu që ato u përmbajtjen nga investimet në sektorin korporativ. U bëjmë thirrje bankave që t’i kreditojnë kompanitë sepse kemi treg të qëndrueshëm financiar” tha Minoski.

Ai shtoi se euro- obligacionin e kanë blerë investitorë nga BE dhe SHBA-të dhe se pritet paratë të përfundojnë në llogari ditët e ardhshme.

Ai theksoi se në takimin e Komitetit për qëndrueshmëri financiare është biseduar edhe për Ligjin e bankave, që duhet të harmonizohet me rregullativën evropiane.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.