fbpx

OEMVP: Euro- obligacioni është për mbajtjen e qetësisë sociale e jo për zhvillimin e ekonomisë

-

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore shprehi shqetësim lidhur me planin për marrjen e euro- obligacionit prej 650 milionë eurove dhe vlerëson se këto mjete janë për blerjen e qetësisë sociale dhe jo për futjen e kaptalit të freskët në ekonomi.

“Deri më tani nga huamarrjet nuk kemi parë shfrytëzim të duhur të mjete për investime kapitale dhe për zhvillim esencial të ekonomisë. Nëse paratë shfrytëzohen për pensione, rroga, transfere sociale, kjo nuk paraqet kapital të freskët për ekonominë, por blerjen e qetësisë sociale” tha drejtori I OEMVP-së, Fatmir Bytyqi.

Bytyqi theksoi se qëndrimet e tij ia ka theksuar Ministrisë së financave të cilën e akuzojnë se në njoftimin për takim me përfaqësuesit e tre Odave më të mëdha e kanë shtrembëruar të vërtetën për mbështetjen e politikave të Qeverisë nga ana e tre Odave më të mëdha.

“Nuk kemi dhënë përkrahje për rritjen e borxhit dhe për shpenzimet jo- produktive. Kundrejt vërejtjeve tona, Ministria e financave doli me qëndrim se Odat e kanë mbështetur punën e Qeverisë” deklaroi Bytyqi.

OEVMP vlerëson se me këto politika, Qeveria me çdu kusht dëshiron të arrihet borxhi publik prej 67% nga BPV. Shtojnë se aranzhmanet me FMN-në sigurojnë kredi më të volitshme, por huamarrja përmes euro- obligacionit do të mundësoj komoditet më të madh në shpenzimin e këtyre mjeteve.

“Çdo vit kemi hendek financiar prej 580 milionë euro, që mbulohet përmes dhënies së euro- obligacionit. Nevojitet rritje prej 5% dhe fare të mos marrim borxh ndërsa në të kundërtën pas vitit 2020 na pret skenari grek” shtoi nënkryetari i Odës, Mendi Qyra.

Lidhur me rishikimin e buxhetit, nga OEMVP konsiderojnë se nuk mund të bëhet fjalë për zhvillimor kur shkurtohen mjete për projekte kapitale për zhvillimin e ekonomisë ndërsa janë ruajtur aspektet sociale dhe interesat e ngushta partiake.

Ata pyetin Qeverinë prej nga do t’I gjej paratë për ndërtimin e Korridorit 8 I cili është i rëndëdishëm për partitë ndërsa BE ka shkurtuar 69 milionë euro nga Fondet IPA.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.