Megjithëse para dy vitesh u paralajmërua si prioritar, Ligji për Vodno nuk është përpiluar. Sipas Studimit të fundit për revalorizim të pyllit-park, mbrojtja e kësaj zone është paraparë të jetë e kategorisë së ulët. Kjo donë të thotë që Vodno, në vend që me ligj do të mund të mbrohet me vendim të Qeverisë, njofton Meta.mk.

Ky Studim muajin e kaluar ka arritur në Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor pasi e miratoi Këshilli i Qytetit të Shkupit.

Vllado Tërpevski nga sektori për Natyrë i ministrisë duke e sqaruar procesin thotë që deri tani ministria nuk ka qenë e involvuar për shkak se e kanë pritur Studimin.

“Pasi na e dërguan nga Qyteti, hapi i ardhshëm është për vendimin të kërkojmë nga mendim për pranueshmërinë nga institucionet kompetente, pastaj shkojmë me propozim të Qeverisë, Qeveria na obligon, e bëjmë aktin për shpallje dhe atëherë mbahen debate publike në territorin ku gjendet zona e mbrojtur, atëherë debatohet zgjidhja ligjore, duke e përfshirë këtu edhe kategorinë, pastaj me të gjitha konkluzionet dhe qëndrimet dërgohet në Qeveri dhe ai vendim miratohet”, sqaron Tërpevski.

Procedura, në fakt është e ngjashme me atë për shpallje të Malit Sharr, park nacional. Në rastin e Sharrit, pasi muajin e kaluar Qeveria e pranoi propozimin e MMJPH për mbrojtje nga shteti, periudhën e ardhshme vijojnë debate publike me popullatën dhe bizneset lokale në të cilat duhet të “hekurosen” të gjitha detajet, duke i përfshirë edhe kufijtë e zonës së mbrojtur edhe atë cila pjesë e malit çfarë shkalle të mbrojtjes do të gëzojë, do të përpilohet  propozim-ligj për shpallje të malit për park nacional i cili sërish shkon në Qeveri.

Pasi ta miratojë Qeveria këtë propozim-ligj, të njëjtin duhet ta miratojë edhe Kuvendi. Në rastin me Malin Sharr, ministri Naser Nuredini premtoi se do të angazhohet që debati publik të mbarojë deri në shtator, mirëpo për fatin e Vodnos për momentin nuk ka as përafërsisht afate konkrete. “Gjithçka varet nga masat për Kovid-19 shkaku i të cilave nuk mund tani ta organizojmë debatin publik”, thotë Tërpevski.

Në pyetjen çfarë ndodhi me Ligjin për Vodnon, për përpilimin e të cilin Qeveria në shtator të vitit 2018 e angazhoi këtë ministri, pasi ndodhën protestat kundër ndërtimit të trasesë së gazsjellësit nëpërmjet Vodnos, Tërpevski thotë që, duke e pasur parasysh që Studimi i Qytetit Shkup propozon shkallë të kategorisë së pestë të mbrojtjes, që është më e ulëta, për atë nuk nevojitet miratim i ligjit por vetëm vendim i Qeverisë, me propozim të ministrisë.

Sa i përket çështjes a është e mundur të rritet shkalla e mbrojtjes së Vodnos, Tërpevski thotë që pas procesit të konsultimeve, nëse ka vështrime shkencore që nevojitet shkallë më e lartë e mbrojtjes, atëherë kjo do të pranohet.

Nga iniciativa “E dua Vodnon” thonë që janë skajshmërisht të zhgënjyer nga joserioziteti me të cilin trajtohen qëndrimet e sektorit civil madje edhe të një pjese të komunitetit profesional.

“Krahas dy debateve të mbajtura, të organizuara nga Qyteti Shkup në të cilat është sugjeruar në mungesat e shumta në studimin për valorizim të Vodnos, vërejtjet që u janë dërguar përpiluesve të ligjin mbetën të injoruara, kurse Qyteti vendosi që propozimin, ashtu siç ishte, ta dërgojë në MMJPH”, thotë Tatjana Stojanovska nga “E dua Vodnon”, duke shtuar që ata sidoqoftë shpresojnë që MMJPH në këtë rast nuk do të ketë qasje të tillë.