Tuiter-profili me emrin “Armata e fuqishme greke” (@PowerfulArmyGR) është “suspenduar” përkatësisht është mbyllur për shkak të shkeljes së rregullave për shfrytëzim të platformës, njofton Meta.mk.

Më 10 maj, në atë profil është publikuar link i listës së supozuar me adresa dhe fjalëkalime të punonjësve në ministritë për Financa dhe atë për Ekonomi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesit qeveritar kanë pretenduar se bëhet fjalë për të dhëna të vjetra dhe të njëjtat nuk janë në funksion më shumë se shtatë vite, mirëpo nuk u sqarua nëse, pak kohë më parë, ishte hakim i bazës së vjetër të të dhënave që është lënë në funksion, apo “hakerët” i kanë fituar të dhënat si rezultat i ndonjë sulmi që është realizuar në të kaluarën.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi atëherë deklaroi që “nuk është bërë asnjë dëm, për shkak se ato mejle dhe fjalëkalime janë të vjetra”.

Deri në këtë moment, publiku nuk ka informata që janë në dispozicion për identitetin e pronarëve të profilit të mbyllur në Tuiter, të cilët në periudhën e njëjtë pohonin që i kanë dekoduar edh ueb-sajtet e Unuiversitetit Shën Kirili dhe Metodi dhe të Institutit për hulumtime politiko-juridike dhe sociologjike.

Shfrytëzuesit e rrjeteve sociale nga Maqedonia, për atë rast kanë diskutuar në nivel të spekulimeve, që “rrjedhja” e tillë e të dhënave mund të jetë rezultat i diversionit nga ana e “urithëve” të punësuar në vet institucionet qeveritare, apo e ndërhyrjes së forcave tjera të huaja.