fbpx

Masa të jashtëzakonshme për shkak të ndotjes: Gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik të qëndrojnë në shtëpi

-

Qeveria në seancë të jashtëzakonshme, ka diskutuar për nivelin e rritur të ndotjes së ajrit, pas çka ka miratuar konkludime dhe rekomandime.

Prej atje informojnë se rekomandohet të gjithë të punëdhënësit në Shkup dhe Tetovë t’i lirojnë nga obligimet gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeçe me probleme kardiovaskulare dhe respiratore si dhe personat nën moshën 60 vjeçe me astmë dhe sëmundje në mushkëritë e bardha deri më 4 janar.

Qeveria iu rekomandon qytetit të Shkupit dhe komunës së Tetovës që t’i intensifikojnë aktivitetet për pastrimin e rrugëve, në veçanti rreth ndërtimoreve. Më pas, në suazat e kontrolleve në territorin e Shkupit dhe Tetovës, të jepet rekomandim për punë të reduktuar të kapaciteteve industriale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.