fbpx

“Dil për ajër”: Qesharake janë masat e Qeverisë kundër ndotjes

-

Organizatorët e protestës  e cila sot do të mbahet para  godinës së Qeverisë konsiderojnë se masat që  ajo mbrëmë i propozoi, janë qesharake dhe nuk kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit.
– Mendoj se me atë që dje Qeveria doli me ato masa qesharake, mund të ketë kundër efekt. Realisht, atë që ata dje ata e propozuan, nuk janë masa, por një lloj evakuimi i popullatës. Ajo që unë fëmijën tim nuk do ta qojë në çerdhe, nuk do të thotë se nuk do ta thith ajrin e ndotur. Në çdo protestë që kishim deri më tani, kishim masa konkrete, duam të shohim se numrat po zvogëlohen, kurse me të ashtuquajturat masa asgjë nuk arrihet- thotë Merima Kondov, njëra nga organizatorët e protestës.
Qeveria në seancë të jashtëzakonshme,  dje miratoi miratoi konkludime dhe rekomandime. Rekomandohet të gjithë të punëdhënësit ë Shkup dhe Tetovë deri më 4 janar t’i lirojnë nga obligimet gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeçe me probleme kardiovaskulare dhe respiratore si dhe personat nën moshën 60 vjeçe me astmë dhe sëmundje në mushkëritë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.