Marjan Cvetkovski rizgjidhet drejtor i RTM-së nga 13 kandidatë të paraqitur

-

Drejtori aktual i Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM), Marjan Cvetkovski, në konkurrencë të 12 kandidatëve të tjerë dje është rizgjedhur në krye të transmetuesit publik, konfirmoi për agjencinë “Meta” Smilka Janeska – Sarkanjac, kryetare e Këshillit Programor të RTM-së.

Këshilli e shpalli konkursin për zgjedhje të drejtorit të ri më 26 janar, për shkak se mandati i vjetër i Cvetkovskit përfundon në muajin mars.

Cvetkovski funksionin drejtor i përgjithshëm e kryen që nga viti 2012. Për zëvendës të tij është zgjedhur Harun Ibrahimi.

Siç na tha Janeska – Sarkanjac, vendimi për zgjedhjen e tij është marrë në bazë të programeve për punë, të cilat në përputhje me ligjin kanë qenë anonime, me shifra, dhe vendimi është marrë në bazë të asaj që është ofruar si program.

– Këshilli programor e solli vendimin në bazë të asaj që është ofruar në program. Nga 13 kandidatë të paraqitur për drejtor dhe 8 për zëvendës-drejtor, nga një u diskualifikuan për shkak se ishin anonime. Mbledhja zgjati rreth pesë orë – sqaroi kryetarja e Këshillit programor të RTM-së.

Vendimi akoma nuk është publikuar në ueb-faqen e RTM-së, ku sipas të dhënave nga disa shoqata që merren me mediat, informatat dhe vendimet publikohen me vonesë, ose janë tepër të fshehura, dhe atyre u duhet mjaft kohë që t’i gjejnë.

Janeska – Sarkanjac tha se mund të pritet që vendimi të publikohet në ueb-faqen e RTM-së sot ose nesër.

Në Këshillin programor, nga 5 janari i këtij viti, kryetare e re është Janeska Sarkanjac, në vend të Snezhana Klinçarovës së shkarkuar, ndërsa anëtarë në të janë Vedat Memedali, zëvendës-kryetar, si dhe Jagnulla Kunovska, Kosana Nikoliq-Mazneva, Gajur Ramadani, Ilir Ramadani, mr. Riste Panov, Ivana Trajkovska, Selpin Kerim, Zllatko Jankovski dhe Klinçarova.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.