Dorëheqjet tona, si ministrat si dhe zv- ministrat plotësues, të dorëzuar deri te kryeministri teknik i VMRO DPMNE-së, nuk u konstatuan, përkundër dëshirës sonë, deklaruan ministrat dhe zv- ministrat plotësues në konferencë shtypi.

“Sot, Qeveria në krye me kryeministrin teknik të VMRO DPMNE-së bëri shkelje tjetër të Marrëveshjes së Përzhinos. Solli vendim kundër- ligjor për zhvlerësimin e të të gjithë akteve juridike të ministrive, të miratuar para dorëzimit të dorëheqjeve. Me këtë vendim, VMRO DPMNE dhe BDI i bëjnë të pamundshëm zgjedhjet. Të gjitha vendimet lidhur me zgjedhjet duhet të konfirmohen nga opozita- deklaruan ministrat.