fbpx

LSDM dhe partnerët sot do të firmosin platformë për Maqedoni demokratike

-

LSDM dhe partnerët sot do të firmosin platformë për Maqedoni demokratike. Siç thonë nga partitë, me firmosjen e kësaj platforme, partnerët e koalicionit obligohen për veprim të përbashkët dhe pa kompromis në mbrojtjen e funksionimit ligjor dhe kushtetues të vendit.

Firmosja e platformës vjen pas takimit të djeshëm të krerëve të partive, ku janë biseduar hapat e mëtutjeshëm për veprim.

Në takimin e partnerëve janë marrë vesh që mos t’i tërheqin anëtarët e tyre nga KSHZ.

“LSDM dhe partnerët janë të vendosur se më 5 qershor nuk ka mundësi që të mbahen zgjedhjet e as që do të marrim pjesë në zgjedhje të parregullta. Por, LSDM dhe partnerët e koalicionit do të sigurojnë prezencën e tyre dhe kontrollin e procesit për pastrimin e listës zgjedhore, për t’i penguar manipulimet dhe keqpërdorimet që tenton t’i bëj pushteti i Nikolla Gruevskit” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.