fbpx

LSDM të dielën në kongresin partiak do t’i publikoj listat me kandidatë

-

Lidhja Socialdemokrate të dielën në kongres partiak do t’i publikoj listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deklaroi sot kreu i partisë, Zoran Zaev.

Ai shtoi se po zhvillohen bisedime me partnerët e koalicionit dhe qytetarët.

“Listat e kandidatëve do t’i publikojmë më 6 nëntor, të dielën, për kur është caktuar kongresi i partisë. Në vijim e sipër janë bisedat intensive me partnerët e koalicionit, por para se gjithash vëmendje të veçantë u kushtojmë takimeve me qytetarët, që do të jenë në listat e përbashkëta. Deri atëherë nuk do doja të nxjerr më shumë detaje” tha Zaev.

Ai tha se nuk do të dëshironte të komenton deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se LSDM nuk ka nevojë të “gjuaj” vota tek shqiptarët, por porositi Ahmetin dhe “cilindo nga pushteti” që të shikojnë agjendën e tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.