fbpx

Lajçak: Maqedonia, vendi i vetëm ku është më keq se para 10 viteve

-

Ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak në Luksemburg në Këshillin e ministrave të punëve të jashtme të BE-së, ku u nxorën konkludimet për Maqedoninë, për mediumet përshkroi debatin ministror për Maqedoninë.

“Duhet hetim i pavarur dhe objektiv. Nëse ajo nuk bëhet atëher është e mundshme që të ketë destabilizim në Maqedoni”-kështu ka deklaruar ministri i jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak për situatën e fundit në Maqedoni.

“Më shumë shqetësim e ndjek situatën, pasi prezantimet e liderit të opozitës janë shumë serioze dhe Maqedonia është shtetë kandidat për në Bashkimin Evropian, mendoj se ajo është çështje që shefat e diplomacive të BE-së duhet t’a diskutojnë. Patjetër të zbulojmë se ku është e vërteta. Ajo është me rëndësi, jo vetëm për ne, por edhe për gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka deklaruar Lajçak duke shtuar se hetimet janë mënyra e vetme që të pengohet destabilizimi”.

Ministrat e jashtëm të BE-së sot pasdite miratuan konkludimet për Maqedoninë ku ata treguan “shqetësimin e thellë”, shprehën mbështetjen e tyre për marrëveshjen e 2 qershorit si bazë për marrëveshje përfundimtare dhe kërkuan zgjidhje afatgjatë të arrihet deri në fund të muajit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.