Partitë politike janë të kënaqur nga konkludimet që sot i miratoi Këshilli i BE-së.
Nga LSDM thonë se janë të gatshëm t’i respektojnë nëse arrihet marrëveshje për qeveri kalimtare ku Nikolla Gruevski nuk do të jetë pjesë.
Ndërsa kryeministri Gruevski i cili përshëndeti konkludimet në profilin e tij në Facebook, thonë se do të vazhdojnë me ngritjen e standardeve në të gjitha fushat.
Nga BDI janë të kënaqur nga konkludimet sepse në pjesën më të madhe ata janë të ngjashme me konkludimet që BDI-ja i ka miratuar në seancën e fundit të kryesisë.
Nikolla Gruevski:
Përshëndes konkludimet e BE-së, vazhdojmë me angazhim në procesin e reformave dhe marrëveshjen e 2 qershorit. Vazhdojmë në ngritjen e standardeve në të gjitha fushat, para se gjithash, për shkak të cilësisë më të mirë të jetesës në R. e Maqedonisë dhe progresin drejt BE-së. Maqedonia do të del më e fuqishme nga kjo krizë ndërsa populli jonë është i mençur dhe din të vlerësojë dhe të sheh kush punon për të dhe me kë ka ardhmëri më të mirë. Pas progresit drejt BE-së, Qeveria do të del me plan konkret të masave dhe aktiviteteve në drejtim të procesit reformues.
Petre Shilegov, LSDM:
Një person është shkaktar i krizës politike në Maqedoni. LSDM është e gatshme të respektoj marrëveshjen e 2 qershorit nëse arrihet marrëveshje për qeveri kalimtare ku nuk do të jenë Nikolla Gruevski dhe klika e tanishme e VMRO DPMNE-së.
BDI
Ne jemi të kënaqur që një pjesë e madhe e konkludimeve janë të ngjashme me konkludimet nga seanca e fundit e kryesisë së BDI-së. Ja disa : 1. Respektimi i marrëveshjes së 2 qershorit. 2. Reforma urgjente, Marrëveshja kornizë e Ohrit dhe marrëdhëniet e mirë ndër- fqinjësore; 3. Interesat e qytetarëve mbi ato partiake.