fbpx

KSHZ publikoi listën e 39.502 votuesve kontestues

-

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në ueb – faqen e saj zyrtare të internetit, e ka publikuar listën emrat dhe mbiemrat e 39.502 votuesve kontestues dhe të njëjtët kanë afat prej 25 ditë të shkruhen në Listën Zgjedhore.

Këto persona do të duhet që personalisht të shkruhen në listë – me paraqitje, duke e treguar letërnjoftimin ose pasaportën e vlefshme në zyrat e KSHZ-së dhe  në zyrat e Menaxhimit të Regjistrave, ndërkaq në ueb – faqen e KSHZ-së do të vendoset edhe aplikacion për paraqitje elektronike.

Paraqitja do të zgjasë deri më 19 gusht, çdo ditë nga ora 08:30 deri në orën 19:00.

Pas kalimit të këtij afati, KSHZ do të ketë edhe 10 ditë në dispozicion që të mund të bëjë kontrolle plotësuese ose të kontaktojë personalisht me votuesit.

Nëse personat që do të jenë në listën e votuesve kontestues nuk do të paraqiten në afatin e paraparë, të njëjtët nuk do të shkruhen në Listën Zgjedhore, por do të kenë edhe një mundësi për paraqitje gjatë kohës së inspektimit publik të Listës Zgjedhore përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përfaqësuesit e katër partive politike do ta vëzhgojnë procesin dhe përderisa ndodhin parregullsi kanë të drejtë t’i paraqesin në KSHZ në afat prej 24 orëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.