Komiteti i Helsinkit kërkon që afati për akuza nga PSP të zgjatet deri më 24 muaj

-

“Në 24 muaj të rritet afati për paraqitje të aktakuzës nga Prokuroria Speciale”, kërkoi sot Komiteti i Helsinkit (KH) në kornizë të iniciativës së shoqërisë civile për zbatimin e “reformave urgjente demokratike”.

Ashtu siç tha, kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska, ata kërkojnë buxhet të pavarur për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe vendim ligjor që prokuroria të ngelet organ i përhershëm.

“Në Këshillin Gjyqësor të propozohen nene të reja me kriteriume të reja dhe përvoja. Gjithashtu, kërkojmë njëherë që të sillet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ligji për informatorët. Vlerësojmë se vetëm me departament në Gjykatën Penale e cila do të merret me rastet që dalin nga materialet e përgjuara, PSP do të mund të punojë pa trysni”, deklaroi Pirovska.

Me këtë qëndrim, pajtohet edhe ish gjykatësja e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, sipas saj është e nevojshme që të formohet departament special në Gjykatë.

“Shihet që gjykatësit gjykojnë nën trysni. Ata kanë shkuar në seminare të ndryshme në vend dhe jashtë vendit për t’u njohur me përvojat të parapara me Kodin e ri Penal, por nuk kanë gjetur guxim që t’i realizojnë. Gjithashtu, edhe Prokuroria Publike nuk a gjetur vullnet që t’i procedojë rastet përpara se t’i paraqesë në PSP. Për atë edhe është i nevojshme departamenti special për këto raste”, tha Nikollovska.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...