Kanë ngelur vetëm tre ditë pune për formimin e qeverisë së re dhe emërimin e kryeministrit

-

Presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov i kanë ngelur edhe vetëm gjashtë ditë deri në dorëzimin e mandatit “kandidatit të partisë apo partive që kanë shumicë në Kuvend” për formimin e koalicionit të ri qeveritar pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit.

Nga këto gjashtë ditë, tre janë ditë pune ndërsa tre ditë jopune, mes të cilave edhe dy festa për qytetarët ortodoks. Të premten më 6 janar janë Buzmi ndërsa ditën e ardhshme Krishtlindjet, që do të thotë se kanë tre ditë efektive të merren vesh cilët parti do të hynë në koalicionin e ri qeveritar.

Duke pasur parasysh se Buzmi dhe Krishtlindjet janë festa të mëdha ortodokse, është pak e besueshme se pikërisht këto dy ditë Kuvendi do të mund të emëroj kryetar dhe se Ivanov të shtunën apo të dielën do të mund ta dorëzoj mandatin e kryeministrit.

Edhe pse asnjëra nga partitë nuk dëshiron të tregoj zyrtarisht, jo- zyrtarisht për koalicion nga minimum 61 deputet janë disa kombinime në tavolinë, kështu që ende nuk është e sigurt se kush do të formoj qeverinë e ardhshme.

Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt më 30 dhjetor të vitit të kaluar, kështu që prej atëherë fillojnë të kalojnë 10 ditët e parapara me Kushtetutë ku presidenti i shtetit e ndan mandatin për formimin e qeverisë.

Afati final kur Ivanov duhet ta ndaj mandatin është dita e hënë, 9 janar.

 

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...