fbpx

MPJ deri tek Daciq: Të mos prishet miqësia mes qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë

-

Politikanët duhet t’i thellojnë raportet miqësore që ekzistojnë mes qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë e jo të prishin miqësinë e ndërsjellë, reagojnë nga Ministria e jashtme e Maqedonisë, pas deklaratës së shefit të diplomacisë serbe Ivica Daciq, se Beogradi zyrtar ka bërë gabim historik duke e pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues sepse Maqedonia ka pranuar Kosovën dhe ka mbështetur anëtarësinë e saj në UNESKO.

“Mes Serbisë dhe Maqedonisë ka shumë raporte të afërta dhe të thella miqësore. Nuk është rastësi që qytetarët e të dy shteteve kanë ndjenja pozitive për fqinjët e anës tjetër. Politikanëve ju ngel që t’i thellojnë këto raporte historike. Nëse këtë s’mund ta bëjnë, të paktën të mos e prishin raportin që ekziston mes Maqedonisë dhe Serbisë, në të dy drejtimet. Kjo duhet të vlejë në kushte kur është e qartë se po nxehet atmosfera për votimin e ardhshëm për hyrjen e Kosovës në UNESKO” thonë nga MPJ.

Ai shtoi se Beogradi në marrëdhëniet bilaterale me Shkupin edhe më tej do ta përdor emrin kushtetues të Maqedonisë, por se në aspekt multilateral do të përdor emrin i cili përdoret në BE dhe KB” IRJM

Në intervistën vjetore për agjencinë “Beta”, Daciq tha se Serbia bën politikë të reciprocitetit, por kjo nuk do të thotë se do të merr diç bilaterale ndaj atyre shteteve. Ai gjithashtu shtoi se kjo nuk është hakmarrje, por se politikë përgjegjëse nacionale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.