fbpx

Daciq është nacionalist i cili hap fronte të reja, reagojnë nga PLD-ja serbe

-

Ivica Daciq me deklaratat  e fundit me vetëdije prish raportet në rajon dhe sërish shkakton dhe provokon reagime nga vendet e fqinjësisë, thuhet në njërën nga dy njoftimet e Partisë liberal-demokrate të Serbisë, si reagim ndaj intervistës së shefit të diplomacisë serbe Ivica Daciq, ku ai mes tjerash, deklaroi se Serbia ka bërë gabim të madh që ka pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues.

Sipas PLD, deklarata e Daciqiti vetëm vërteton se parim i tij politik është nacionalizmi revanshues që çdoherë ka shkaktuar përplasje dhe vuajtje të reja.

“Në vetëm një deklaratë të tij, me secilin vend nga fqinjësia hap përplasje të reja verbale. Duke sfiduar Kroacinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, ministri i jashtëm sërish shtyn rajonin drejt prishjes së raporteve, që ishin karakteristika për vitin që lamë pas” thuhet në kumtesën e PLD-së.

Nga partia e Çedomir Jovanoviq shtojnë se në vend të qetësimit të tensioneve, shefi i diplomacisë serbe është i gatshëm të hap fronte të reja, që në këtë moment nuk u konvenojnë interesave të Serbisë, dhe e tërë kjo për shkak të ambicies të tij vetjake në fushatën e ardhshme që të përforcojnë retorikën nacionaliste (në Serbi këtë duhet të mbahen zgjedhjet për president shteti ndërsa deri në momentin e fundit nuk përjashtohet mundësia që bashkë me të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, v.j)

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.