fbpx

Ku është zhdukur kryeministri: 45 ditë nuk është Gruevski që të hedh lopatë apo të prej ndonjë shirit

-

Gati një muaj e gjysmë kryeministri Nikolla Gruevski nuk del në opinion që të hap ndonjë investim të ri apo të prej ndonjë shirit të kuq.

Herën e fundit kryeministri është vërejtur duke përuruar investim të ri më datën 15 mars të këtij vitit ( e shtunë ) në fillimin e ndërtimit të gazsjellësit magjistral, aksi Kleçovc- Bllok stacioni 5, që është pjesë e projektit për ndërtimin e sistemit nacional të gazsjellësit në R. e Maqedonisë.

Më herët më 8 mars të këtij viti ai lëshoi në përdorim fushën sportive të SH.F “Kuzman Josifovski Pitu”.

Më 28 shkurt ishte prezent në promovimin e titujve të ri të projektit “Përkthimi i 1000 librave profesionale dhe shkencor” ndërsa një ditë më herët më saktë më 27 shkurt përuroi sallën e sportit në shkollën “Goce Dellçev” në fshatin Lubanc.

Një prej përgjigjeve pse nuk është kryeministri në këto ngjarje është edhe  seria e tribunave që i organizon VMRO DPMNE nëpër Maqedonia të cilat filluan më 15 mars të këtij vitit, ditën kur kryeministri është zhdukur nga përurimi publik i objekteve.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.