Punëdhënësit duan që pagesa e regresit për pushim vjetor (K-15) t’u lihet në zgjedhjen e tyre dhe të mos jetë obligative, sepse siç thonë, jo çdoherë kompania ka mundësi të paguaj K-15.
Sipas Angel Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve, është arritur pajtueshmëri parimore me Lidhjen e sindikatave, që bisedimet për ndryshimet e marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat në ekonomi, të fillojnë menjëherë pas kongresit të radhës së LSM-së, më 21 maj.
“Kjo nuk do të thotë se do ta heqim K-15 sepse është një lloj kompromisi i takimeve të palogjikshme që ishin vendosur në marrëveshjen e përgjithshme kolektive në vitin 2007. Atëherë, e drejta e K-15 dhe kompensimit për pushim vjetor ishte rregulluar në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, por nuk u përcaktua shuma dhe shkaktoi probleme në zbatim, në veçanti tek kompanitë më të vogla dhe ato që kanë problem me stabilitetin financiar. Për këtë, para 1 viti vendosëm t’i ndajmë këto dy kompensime, e drejta e K -15 të konfirmohet në marrëveshjen e përgjithshme kolektive ndërsa të drejtën për kompensimin vjetor ta lëmë të jetë vendim i punëdhënësve, nëse do të duan të paguajnë apo jo”, thotë Dimitrov.
Sipas tij, duhet të ndahen kompanitë që janë të mëdha, në kondicion të mirë dhe që mund të paguajnë K-15 prej atyre që janë më të vogla dhe nuk mund të paguajnë. Ai konsideron se nuk është logjike kompania të merr kredi dhe të falimentoj për shkak të pagesës së K-15.
“Ka sektorë që në marrëveshjet e tyre kolektive konfirmuan, lartësia e kompensimit për pushim vjetor të jetë më e lartë se 40%. Këto janë kompani të mira. Ka të tillë që këtë kompensim e paguajnë pa probleme sepse në të nuk paguajnë vetëm tatim personal e jo edhe kontribute si dhe kompani që mezi e paguajnë rrogën e duhet të paguajnë edhe kompensim për pushim vjetor” theksoi Dimitrov.
Kërkesa e punëdhënësve për heqjen e K-15 është e papranueshme, konsiderojnë nga Sindikata e ndërtimtarisë.
“Është e çuditshme të paralajmërohet heqja e K-15 nëse kihet parasysh se është normë e ulët për pagesë ndërsa stimul për punëtorët, që të mundësoj të paktën një anëtar i familjes të shoh çfarë do të thotë pushimi vjetor. Njëherë, nëse themi se shkojmë drejt BE-së, duhet t’i konfirmojnë standardet. Bota perëndimore stimulon punëtorin, i jep rrogë të 13-të”, deklaroi kryetari i Sindikatës së ndërtimtarisë, Pavel Trendafilov.