Jankullovska: Nuk komenton materiale të krijuara dhe të marra ilegalisht

-

Në paraqitjen e saj të parë në opinion pasi lideri opozitarë filloi t’i publikoj regjistrimet nga “bombat”, ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, nuk deshi të komentoj pjesë të regjistrimeve, duke theksuar se bëhet fjalë për “materiale të krijuara, që publikohen në mënyrë ilegale dhe sipas pranimit të atij që i publikon, janë fituar në mënyrë joligjore”.

-Z. Zaev një kohë më të gjatë publikon materiale për të cilat pohon se i ka fituar në mënyrë ilegale, dhe në këtë drejtim, nuk do të doja t’i komentoj materialet që i posedon në mënyrë joligjore, posaçërisht nëse kihet parasysh fakti se ai është një prej personave që dyshohen për vepër të rëndë kriminele, që gjithsesi, duhet të merr epilog institucional dhe nëse cilido institucion konsideron se në procedurë juridike nevojitet deklaratë nga unë, unë jam e gatshme tërë atë që e kam ta them para institucioneve- deklaroi Jankullovska.

Hapat e liderit opozitarë, Jankullovska i vlerësoi si “diçka të paparë në suaza botërore”, me të cilat Zaev prish imazhin e shtetit.

-Sjellja e tillë e tij prish imazhin e vendit, prish atmosferën në vend sepse ai drejtpërdrejtë iu kërcënua 26 mijë personave, për të cilët pohon se nëse nuk sillen në mënyrë siç ai dëshiron të sillen, do të publikoj diçka që nuk do t’u pëlqen- tha Jankullovska, por nuk u përgjigj pse nuk e arrestojnë nëse është aq i rrezikshëm.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...