Përpos dëshmive të rastit “Puçi”, prokurorja speciale Katica Janeva nga gjykata ka kërkuar edhe lëndët për vrasjen e Martin Neshkovski dhe për rastin “Fushata zgjedhore”, në të cilën është i dënuar Lube Boshkovski, njoftoi sot Prokuroria publike speciale.
Nga kabineti i Janevës, tregojnë se nuk kanë gjetur bashkëpunim nga ana e gjykatës, e cila nuk u ka dorëzuar lëndët, por kanë kërkuar që prokurorët nga KPP të bëjnë inspektim të gjykatës. Për këtë kanë qenë të njoftuar edhe euro deputetët Riçard Hovit, Ivo Uajgl i Eduard Kukan në takimin e të martës që u mbajte këtë javë.
Nga atje informojnë se në takimin me euro- deputetët, Janeva vuri në në dukje nevojën për ndryshimin e Ligjit për mbrojte të dëshmitarëve, gjegjësisht në të, të përfshihet dhe të ketë kompetenca edhe prokurorja speciale.
Në lidhje me materialet nga bisedat e përgjuara, që lideri i LDSM, Zoran Zaev, do t’i dorëzojë Janevës, nga prokuroria bëjnë të ditur që e gjithë procedura ishte , “ në përputhshmëri ne normat ligjore, dhe rrethana që nuk ka një procesverbal në dorëzimin e materialeve nuk është lëshim në kuptimin e dispozitave ligjore.”