fbpx

Zv/kryeministri Besimi zhvilloi takim me ambasadorin holandez Plomp

-

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, z. V. Vuter Plomp.
Në takim Besimi uroi marrjen e presidencës së BE-së nga ana e Mbretërisë së Holandës, duke ju dëshiruar zbatim të suksesshëm të programeve dhe mbështetje të forte në procesin e zgjerimit të BE-së.
Zëvendëskryeministri shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit të deritanishëm me vendin, për të cilin pret të vazhdojë edhe gjatë udhëheqësish së tij me BE.
Gjatë diskutimit veçmas u theksuan prioritetet urgjente në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, të përcaktuara edhe me Dialogun e Aderimit në Nivel të Lartë si që janë: liria e të shprehurit dhe mediat, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëdhëniet ndëretnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, bashkëpunimi rajonal si dhe zhvillimi ekonomik dhe punësimi.
Zëvendëskryeministri Besimi potencoi edhe rolin e Maqedonisë në rrugën nga e cila lëvizin migrantët dhe angazhimin e vendit për bashkëpunim me BE-në për menaxhimin me krizën e migrantëve. Pikërisht kriza e migrantëve dhe refugjatëve tregon sa domethënëse është që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejtë të jenë të integruar në BE.
Në fund të takimit Zëvendëskryeministri Besimi dhe ambasadori Vauter Plomp theksuan se bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Holandës do të vazhdojë edhe në periudhen e ardhshëm, me një përkushtim më të madh për zbatimin e suksesshëm të reformave.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.