fbpx

Janeva kërkoi 14 prokurorë kurse i dhanë 7

-

Këshilli i Prokurorëve pas më shumë tri orë diskutimi ka votuar vetëm shtatë anëtarë ndihmës prokurorë, e jo 14 anëtarët e propozuar të ekipit të prokurores speciale Katica Janeva.

Nga kandidatët e propozuar nuk është pranuar asnjë nga prokurorët e Shkupit.

Janeva për vendimin e Këshillit të Prokurorëve mësoi nga ekipet e gazetarëve, pas përfundimit të senacës. Ajo deklaroi se nuk pajtohet me vendimin dhe paralajmëroi se qëndron pas ekipit të tij prej 14 prokurorë edhe nëse ka nevojë çdo ditë të kërkojë që Këshilli të ndryshojë vendimin e tij.

– Me vendimin e sotëm, Këshilli i Prokurorëve Publik shkeli Ligjin për Prokurorinë speciale dhe me këtë edhe Marrëveshjen e Plërzhinos.  Unë qëndrojë pas ekipit tim të prokurorëve dhe do të luftojë që të gjithë të jenë të përfshirë- tha Janeva.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski  nuk precizoi saktë se me cilat kritere është marrë vendimi për ekipin e Janevës që të jenë 14 prokurorë.  Ai deklaroi se kjo është bërë duke marrë parasysh numrin e lëndëve, me të cilat do të veprojë Prokuroria speciale  dhe numri i ekipeve që ka kërkuar Janeva, dhe numri i tyre ka qenë 7. Gjithashtu, Anevski tha se vendimi i tyre nuk do të thotë vendim  përfundimtar dhe nëse ka nevojë numri i tyre do të rritet.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.