fbpx

Ivanova: Bëhet fjalë për regjistrimin e popullatës dhe numërimin nga dera në derë

-

Regjistrimi aktiv i votuesve, regjistrim i popullatës  dhe numërimi prej dere në derë janë opsionet të cilat gjenden para grupeve punuese të cilët duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinos.

Sipas Cvetnaka Ivanovskës nga LSDM-ja, e cila dje ishte pjesë e grupit  punese të kësaj partie është diskutuar për të gjitha opsionet,  por akoma nuk kanë shkoqitur  hollësitë për atë se cili propozim do të pranohet.

Nëse flasim për regjistrim aktiv i votuesve, ne angazhohemi që ky regjistrim të jetë i obligueshëm. Megjithatë, në lojë janë disa opsione, kurse qëndrimin tonë final do ta shpalosim pasi do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë- deklaroi Ivanova për “Metën”.

Ajo informon se LSDM-ja pajtohet që diaspora edhe më të votojë, por se duhet të bëhet barazimi i tyre.

Siç informuam dje, në takimin  grupit punes në Klubin e deputetëve është biseduar për regjistrimin aktiv me shenja të gishtërinjve të votuesve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen në prill të viti të ardhshëm.

Sipas informacioneve, kjo do të thotë se disa muaj para zgjedhjeve duhet të bëhet regjistrimi i qytetarëve, me çka do të  përpilohej lista  e re zgjedhore.

Burimet pohojnë se mospajtimet në këtë rast janë se regjistrimi të jetë i detyruar ose të bëhet me vullnet të lirë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.