fbpx

Ivanov thirri Këshillin e Sigurisë, fton Zaevin, Ahmetin e Thaçin

-

Presidenti Gjorge Ivanov për sot pasdite ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në format të zgjeruar e cila pritet të diskutoj  zhvillimet në Kumanovë.

Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të saj janë thirrur edhe liderët e partive më të mëdha në vend, lideri i LSDM-së  Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Ivnov do të ketë një paraqitje për opinionin. Në përbërje të Këshillit të Sigurisë janë edhe kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i parlamentit, ministri i brendshëm , ai i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes si dhe tre anëtarët tjerë,  Naser Sejdini, Flora Kadriu dhe Veli Kreci.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.