fbpx

Ivanov: Gjendja në kufirin jugor është me rrezik të lartë

-

Gjendja në kufirin, sipas incidentëve që i kemi, është me rrezik të lartë, sepse bëhet fjalë për akte dhune ndaj policisë dhe armatës, vlerësoi Presidenti Ivanov në intervistën e mbrëmshme në televizionin Kanal 5.

“Në vend që policia t’i shfrytëzoj resurset për ndjekje dhe për parandalim të akteve të mundshme të padëshiruara nga personat e tillë, resurset tona janë në kufi, të ballafaqohen me krizën e migrimit dhe të refugjatëve.

Për atë edhe në takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së sërish e hap çështjen e programeve të cilat i ka OSBE për deradikalizim, që të mos munden më të rinjtë nga Maqedonia të shkojnë në fushëbeteja, ndërsa për ato të cilët janë kthyer të kemi kontradikalizim, sepse ajo është edhe roli i OSBE-së si organizatë. Kohë më parë kemi pasur kontakte të vazhdueshme edhe me BFI-në dhe reisin”, deklarojë presidenti Ivanov.

Duke komentuar takimin me kryeministrin grek Tsipras në Paris, Ivanov tha se ekziston përmirësim i komunikimit, megjithatë rezultate ende nuk ka, dhe se nevojitet kohë që të fitohet besimi.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.