fbpx

Irani pengoi agjentët e Mosadit që të vrasin shkencëtarët bërthamorë

-

Forcat elite të gardës revolucionare – nacionale të Iranit, gjatë dy viteve të kaluara arritën  të pengojnë tentimet e agjencisë për kundërzbulim të Izraelit Mosad që të likuidojnë njërin nga shkencëtarët elitar  bërthamorë të Iranit, ka deklaruar përfaqësuesi i Gardës Nacionale Revolucionare të Iranit në raportet e agjencisë së lajmeve të Iranit FARS që i përcjellin mediat Izraelite. “Gjatë këtyre dy viteve, shumë fuqishëm ka tentuar armiku ynë sionist IZRAELI, me çdo kusht ta likuidojë njërin nga shkencëtarët më elitar bërthamorë, por falë reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë, ka qen e penguar kjo vrasje dhe operacion terroristë”, ka deklaruar për agjencinë ushtaraku Jakub Bakeri, zëvendës i oficerit për lidhje i forcave ajrore të Iranit. Në qershor të vitit 2012, Irani publikoj se janë burgosur të gjithë elementet që kanë të bëjnë me vrasjen e 5 shkencëtarëve bërthamorë që kanë ndodhur dy vitet e kaluara. Siç mësohet nga agjencia se para burgosjes, shërbimi inteligjent iranian ka zbuluar bazat e Mosadit në territorin e njërës nga fqinjët veriorë, ku janë ndihmuar dhe stërvitur vrasësit. Izraeli asnjëherë zyrtarisht nuk dha sqarime për vrasjet, por perëndimorët duke u mbështetur në burime nga Izraeli, vrasjet ia përshkruajnë Mosadit. Në Mars vitin e kaluar, rrjeti televiziv Amerikan Si Bi Es lajmëroi se administrata e Presidentit Amerikan Barak Obama ka bërë presione ndaj Izraelit t’i ndërpres vrasjet. “ Qëllimi ishte që të ngadalësohej përparimi që po ndodhte në Iran, për të cilën Iyraeli mendonte se e gjithë kjo ishte drejtuar për prodhimin e armës bërthamore dhe ti frikojë iranianët e arsimuar që të mos kyçeshin në programin bërthamorë të vendit”, është potencuar në raportin e Si Bi Es –it. Raviv ka lajmëruar se janë vrarë më pak se pesë shkencëtarë bërthamorë, më shpesh duke u vendosur bomba no automobila. “ E pabesueshme është që vrasësit Izraelit deri tani të mos kapeshin, sigurisht nga vendosja e sigurt e shtëpive apo jatakëve në territorin iranian, edhe pse disa Iranjan që kanë ndihmuar Mosadin të kenë qen të burgosur dhe likuiduar”, shtohet në raportin e TV rrjetit. Në raportet thuhet se Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, edhe para se të mbërrijë presioni nga Barak, i ka urdhëruar Mosadit t’i ndërpres vrasjet, sepse nuk ka dëshiruar të rrezikojë që agjentët të kapeshin dhe të vareshin, përcjell gazeta Izraelite, Haarac.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.