fbpx

Edhe profesorët përkrahës të provimit shtetëror kërkojnë takim me Ivanovin

-

Vetëm disa ditë pas protestës së dytë të studentëve, të diellin e 14 dhjetorit, ministri për arsim dhe zëvendësi i tij, Abdylaqim Ademi dhe Spiro Ristovski, në pres-konferencë thanë se Qeveria në seancën e cila u mbajt të shtunën miratoi një paketë masash reformuese në arsim. Në këto masa janë edhe ligji i ri për akademinë e mësimdhënësve, ligj i ri për mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim të lartë, ligj të ri për institucionet e arsimit të lartë për arsim të kuadrit arsimor parashkollor, fillor dhe të mesëm, gjegjësisht për fakultetin pedagogjik dhe propozim-ligj për trajnim dhe provim të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, internateve shkollore dhe universitetit të hapur qytetar për mësim gjatë gjithë jetës.
• Disa ditë pasi që Qeveria i promovoi reformat në arsim, disa profesorë vendosën të formojnë “Plenumin e profesorëve”.
• Ndryshimet legjislative të propozuara tërë sferën e arsimit, deputetët për herë të parë i shqyrtuan në Komisionin e Kuvendit për arsim më 26 dhjetor.
• Në të njëjtën periudhë deputetët i miratuan përfundimet në Komisionin e Kuvendit, plenumi i profesorëve dhe studentëve s`bashku protestuan që të tërhiqen ligjet dhe të mundësohet debat publik për të gjitha masat.
• Edhe kjo protestë kishte efekt të dobët, kështu që ndryshimet e propozuara u sollën pa asnjë votë kundër apo të përmbajtur.
• Takimi i radhës i profesorëve dhe studentëve ishte para Kuvendit më 29 dhjetor, kur masat e reja kaluan përsëri në lexim të seancës plenare. Atëherë profesorët lëshuan letër deputetëve të Kuvendit me apel që të mos i votojnë ndryshimet për arsim, sepse më atë ndihmohet të minohet autonomia e universiteteve dhe të keqësohet edhe ashtu situata e rëndë në arsim.
• Lighet kaluan leximin e dytë.
• Debati i dytë i komisionit u mbajt më 8 janar dhe zgjati deri më orën 3 pas mesnate.
• Ligjet u dërguan në lexim të dytë, që do të mbahet ne seancën plenarë të mërkurën

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.